Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Actun ZETOS | Wilo

Wilo-Actun ZETOS

Hyrja efikase e ujit të papërpunuar për çdo fushë zbatimi

Avantazhet tuaja
Wilo-Actun ZETOS-K10

Hyrja efikase e ujit të papërpunuar për çdo fushë zbatimi

Wilo-Actun ZETOS është zgjidhja jonë universale për një hyrje efikase të ujit të papërpunuar, si për furnizimin me ujë komunal, ashtu edhe për bujqësinë ose minierat. Me efektivitetin më të lartë të pompës në kategorinë e saj me më shumë se 86 %, ajo është ideale për një furnizim me ujë me kursim energjie në thuajse çdo proces. Shtresa rezistente prej çeliku inoksi të derdhur si dhe dizajni robust garantojnë jetëgjatësi dhe një efektivitet të lartë në vazhdimësi, pikërisht në kushte të vështira, për shembull në rastin e përmbajtes së lartë të rërës deri në 150g/m3.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Furnizim me ujë me kursim energjie falë efektivitetit më të lartë të pompës deri në 86%
  • Funksionim i leverdishëm falë efektivitetit të lartë të përgjithshëm në këtë kategori me motor me magnet të përhershëm
  • Besueshmëri e lartë përmes sistemit hidraulik veçanërisht rezistent ndaj korrozionit, plotësisht prej çeliku inoks të derdhur në 1.4408 (AISI 316)
  • Jetëgjatësi në përdorim: përmbajtje maks. e rërës deri në 150 g/m³
  • Autorizimi-ACS për ujin e pijshëm
  • Mirëmbajtje e thjeshtë, instalim dhe çmontim i lehtë

Karakteristikat miqësore me mjedisin

  • Jetëgjatësi e madhe shërbimi - edhe në operacionet minerare - falë përdorimit të materialeve me cilësi të lartë
  • Kursim i madh i CO2 falë sistemit hidraulik efektiv të pompave dhe motorit me magnet të përhershëm
  • Rritja e besueshmërisë përmes dizajnit miqësor ndaj shërbimit dhe veshjes opsionale Ceram CP
  • Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Përshkrimi i serive
Wilo-Actun ZETOS

Konstruksioni

Pompë zhytëse pusi me shumë helika, me veshje çeliku inoks të derdhur në pjesën e konstruksionit për instalim vertikal dhe horizontal.

Përdorimi

  • Puse dhe çisterna
  • Spërkatje në formë shiu dhe vaditje
  • Shpërndarje e poshtme e ujit nëntokësor
  • Rritja e presionit
  • Impiantet Offshore
  • Sistemet për mbrojtjen kundër zjarrit
  • Përdorimet në gjeotermi ose për trajtime termike
  • Industri e minierave

Lëngje

Për pompim në zonat tregtare të:

  • Ujë i pijshëm (miratim ACS, në varësi të motorit)
  • Ujë industrial me një përmbajtje maks. të rërës me deri në 150 g/m³
  • Ujë liqeni

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Me ose pa valvul moskthimi të integruar
  • Xhunto bashkuese NEMA deri në madhësi motori 8"
  • Lidhje standarde Wilo duke filluar me madhësi motori 10"

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Actun ZETOS-K8.130-17 + NU 711-2/130

Sistemi hidraulik

Actun ZETOS-K8.130-17

Actun

Familja e produktit

ZETOS

Seri prej çeliku inoks i derdhur

K

Lloji i pompës

8

Diametri i sistemit hidraulik në inç

130

Vëllimi i rrjedhës në m³/h në pikën maksimale me 50 Hz

17

Numri i shkallëve të sistemit hidraulik

Motori

NU 711-2/130

NU

Motor që zhytet në ujë

711

Madhësia e konstruksionit:

  • 5 ..., 6 ... = 6"
  • 7 ..., 8 ... = 8"
  • 9 ... = 10"
  • 12 ... = 12"
  • 16 ... = 16"

2

Numri i poleve

130

Përcaktimi në varësi të motorit:

  • NU 5 ..., NU 6 ..., NU 7 ..., NU 811 ..., NU 812 ...: Fuqia nominale e motorit në kW me 50 Hz
  • NU 801 ..., NU 9 ..., NU 12 ..., NU 16 ...: Gjatësia e statorit në cm

Të dhënat teknike

Sistemi hidraulik

  • Vëllimi maks. i rrjedhës: 765 m³/h
  • Lartësia maks. e dërgimit: 640 m
  • Temperatura maks. e lëngjeve: 70 °C
  • Përmbajtja maks. e rërës: 100 g/m³ (K12), 150 g/m³ (K8, K10)
  • Bashkues me presion
    • K8: G 5, DN 100/PN 10/16, DN 125/PN 10/16, DN 150/PN 10/16
    • K10: G 6, DN 150/PN 10/16, DN 150/PN 40
    • K12: 8-8 NPT, DN 200/PN 10/16, DN 200/PN 25, DN 200/PN 40

Motori

  • Linja ushqyese: 3~400 V, 50 Hz ±10 %; 3~460 V, 60 Hz ±10 %
  • Temperatura maks. e lëngjeve: 60 °C, në varësi të llojit të motorit und prurjes te motori
  • Mënyra e punës, e zhytur: S1
  • Proceset maks. të nisjes:
    • NU 5 ..., NU 6 ..., NU 7 ... = 20/h
    • NU 8 ..., NU 9 ..., NU 122 ... = 10/h
    • NU 160 = 5/h
  • Thellësia maks. e zhytjes:
    • NU 5 ..., NU 711 = 350 m
    • NU 6 ..., NU 701, NU 8 ..., NU 9 ..., NU 12 ..., NU 16 ... = 300 m
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Diapazoni i rregullimit për ndryshuesin e frekuencës:
    • Motorët asinkron: NU 501, NU 701 = 30 ... 50 Hz
    • Motorët asinkron: NU 611, NU 801, NU 811, NU 911, NU 122, NU 160 = 25 ... 50 Hz
    • Motorët me magnet të përhershëm: NU 512, NU 612, NU 711, NU 812 = 60 ... 100 Hz
    • Pas konsultës me prodhuesin motorët mund të vihen në punë edhe me frekuencë të tepërt!

Konstruksioni

Sistemi hidraulik

Pompë zhytëse pusi me shumë helika me sistem hidraulik gjysëm-aksial. Pjesët e trupit dhe helikat prej çeliku inoks të derdhur (1.4408). Bashkues me presion me lidhje të filetuar ose me flanxhë, me zgjedhje, me ose pa valvul moskthimi të integruar. Lidhje e motorit si lidhje standarde NEMA (deri 8") ose lidhje standarde Wilo (duke filluar nga 10").

Motori

Si motor shtytës janë për t'u zgjedhur motorët asinkron dhe sinkron:

  • Motor asinkron me rrymë alternative trefazore për nisje direkte dhe nisje yll-trekëndësh:
    • NU 501, NU 701: Motor i izoluar, i derdhur në mënyrë hermetike me pështjellimet e motorit të izoluara me llak, me rrëshirë të ngopur
    • NU 611, NU 811, NU 911, NU 122, NU 160: Motor me ri-pështjellim me pështjellimet e izoluara të motorit PE2 ose PVC
    • Funksionimi në ndryshuesin e frekuencës është i lejuar!
  • Motor sinkron trefazor me magnet të përhershëm për nisje direkte:
    • NU 512: Motor i izoluar, i derdhur në mënyrë hermetike me pështjellimet e motorit të izoluara me llak, me rrëshirë të ngopur
    • NU 612, NU 711, NU 812: Motor me ri-pështjellim me pështjellimet e izoluara të motorit PE2
    • Një ndryshues frekuence është detyrimisht i nevojshëm!

Veshje motori prej çeliku, inoksi ose derdhje bronzi. Lidhje e sistemi hidraulik si lidhje standarde NEMA (deri 8") ose lidhje standarde Wilo (duke filluar nga 10"). Permistopi i boshtit të motorit bëhet nëpërmjet bllokuesit mekanik plotësisht prej silikoni/karbiti. Kushinetat e motorit janë vetë-lubrifikuese. Për të absorbuar fuqitë e larta të boshtit, kushineta aksiale është e pajisur me segmente që përmbysen. Kushineta kundër aksit absorbon fuqinë negative të boshtit.

Motorët e serive NU 5 ... dhe NU 7 ... janë të mbushur me një përzierje ujë-glikol. Të gjithë motorët e tjerë janë të mbushur me një përzierje ujë-glicerinë.

Ftohja

  • Ftohja e motorit kryhet nëpërmjet lëngut. Motori punon gjithmonë i zhytur.
  • Respektoni vlerat kufi për temperaturën maks. të lëngut dhe shpejtësinë minimale të rrjedhjes.
  • Instalimi vertikal mund të kryhet sipas dëshirës me ose pa këmishë ftohëse.
  • Në instalimin horizontal mbështeteni agregatin me blloqe mbajtëse. Për përmirësimin e rrjedhës hyrëse, mund të montohet një pllakë anti-vorteks ose një këmishë ftohëse.

Dorëzim

  • Agregat (sistem hidraulik + motor) i montuar paraprakisht që në fabrikë
  • Kabllo lidhës sipas dëshirës së klientit
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Opsione

  • Tensione të veçanta
  • Temperatura e lartë e lëngjeve
  • Përshtatës flanxhë për përshtatjen në dimensione të ndryshme të lidhjes
  • Ujë i pijshëm si mbushje e motorit (Versioni "T")
  • Versioni në këmishën e presionit për instalimin direkt të agregatit në sistemin e tubacioneve. Në mënyrë standarde këtu nuk montohet asnjë valvul moskthimi. Presioni maksimal i hyrjes është 10 bar.

Aksesorë

  • Tubi i këmishës ftohëse
  • Këmishë presioni
  • Fole kushinetash dhe pllakë anti-vorteks
  • Kalimet
  • Panele komandimi
  • Ndryshues frekuence
  • Filtri i daljes
  • Set konektorësh pastikë për kabllo
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Submersible motor pump - motor pre-filled

Numri i artikullit 6094322
Botim 2007-05
Numri i faqeve 72
Language en
PDF (1 MB)

Submersible motor pump - motor non-filled

Numri i artikullit 6094323
Botim 2007-05
Numri i faqeve 72
Language en
PDF (1 MB)

Submersible motor pump in booster shroud - motor pre-filled

Numri i artikullit 6094324
Botim 2007-05
Numri i faqeve 60
Language en
PDF (922 KB)

Submersible motor pump in booster shroud - motor non-filled

Numri i artikullit 6094325
Botim 2007-05
Numri i faqeve 68
Language en
PDF (1 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-EMU D/DCH/K/KM/SCH (w/ motor)#Wilo-EMU D/DCH/K/KM/SCH (w/ motor)#Wilo-Actun ZETOS-K8 (w/ motor)#Wilo-Actun ZETOS-K10 (w/ motor)

Numri i artikullit 6074549
Botim 2021-06
Numri i faqeve 56
Language gjuhë neutrale
PDF (6 MB)

Broshura

Product information Wilo-EFC. Powerful, flexible, cost-efficient.

Numri i faqeve 8
Language en
PDF (8 MB)

Your universal raw water intake solutions

Numri i faqeve 12
Language en
PDF (2 MB)

Wilo-Actun ZETOS: Lowering energy requirements and reducing failure risks in global mining operations

Numri i faqeve 13
Language en
PDF (2 MB)

Group Statement

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Numri i faqeve 5
Language gjuhë neutrale
PDF (279 KB)