Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
CO-3 MVI 9504/CC | Wilo
I ngjashëm me figurën

CO-3 MVI 9504/CC

Të dhënat teknike
Të dhëna hidraulike
Presioni i hyrjes 10 bar
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd DN 200
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs DN 200
Numri i pompave 3
Numri i shkallëve -
Numri i pompave rezervë 1
Numri i pompave në punë 2
Temperatura min. e lëngjeve Tmin 3 °C
Temperatura maks. e lëngjeve Tmax 50 °C
Temperatura maks. e mjedisit Tmax 40 °C
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Toleranca e tensionit ±10 %
Fuqia nominale e motorit P2 37 kW
Rryma nominale IN 61,6 A
Shpejtësia e dhënë n 2960 1/min
Klasa e izolimit F
Klasa e mbrojtjes IP55
Efiçenca e motorit ηm 50 % ηM 50% 93,8 %
Efiçenca e motorit ηm 75 % ηM 75% 94,2 %
Efiçenca e motorit ηm 100 % ηM 100% 93,7 %
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika Çelik inoks
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik U3BE3GG
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik inoks

Helix FIRST V

Të dhënat e produktit
Marka Wilo
Emërtimi i produktit CO-3 MVI 9504/CC
Disponueshmëria e tregut 2021-09-10
Përmasat dhe peshat
Pesha neto afërisht m 1832 kg
Përshkrimi tekstit

Impiant kompakt i rritjes së presionit për lidhje direkte ose indirekte. Përbëhet nga pompa centrifugale me presion të lartë, jo vetëthithëse, montim paralel dhe vertikalisht, në versionin me motor me ftohje me ajër. Gati për lidhje me tubacion kryesor prej çeliku inoks të montuar mbi skeletin bazë, përfshirë aparat komandimi/kontrollues me të gjitha pajisjet e nevojshme të matjes dhe pozicionimit.

Për furnizim me ujë dhe rritjen e presionit, në mënyrë tërësisht automatike, në ndërtesat e banimit, zyrave dhe administratës, hotele, spitale, supermerkato dhe sisteme industriale.

Për pompimin e ujit industrial, ujit të freskët, ujit për përdorim MKZ (përveç sistemeve për mbrojtjen kundër zjarrit sipas DIN 14462 dhe me leje të autoriteteve lokale të mbrojtjes kundër zjarrit) ose ujërave të tjera industriale ku lëngjet e lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht apo mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra.

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Pompa të serisë Multivert MVI në lidhje me motorët standardë IEC IE2 (nga 0,75 kW)
  • Bllokues mekanik i pavarur nga kahu i rrotullimit të pompave
  • Të gjitha pjesët që janë në kontakt me lëngun janë rezistuese ndaj korrozionit
  • Pajisje komandimi Comfort/pajisje rregulluese CC-FC, me funksione të zgjeruara, komandim me mikrokompjuter me memorie të programueshme dhe ekran grafik me prekje përfshirë ndryshues frekuence për rregullim të vazhdueshëm të pompës që mban ngarkesën kryesore
  • Kontroll dhe rregullim paraprak që në fabrikë në diapazonin optimal të punës (përfshirë protokollin e inspektimit në fabrikë)

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Pompa centrifugale të presionit të lartë të serisë Multivert MVI
  • Skeleti bazë prej çelikut të galvanizuar në mënyrë elektrolitike me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për veshje izoluese kundër zhurmave
  • Saraçineskë bllokuese në anën e thithjes dhe të presionit për çdo pompë
  • Valvul moskthimi në anën e presionit për çdo pompë
  • Enë zgjerimi me membranë 8 l, PN 16, përfshirë valvulën e prurjes sipas DN 4807, në anën e presionit
  • Sensor presioni (4 – 20 mA), në anën e presionit
  • Manometër, në anën e presionit
  • Komandim automatik i pompave nëpërmjet

Comfort Controller (CC-FC) në strukturë me kasë llamarine çeliku RAL 7035, klasa e mbrojtjes IP54, që përbëhet nga njësia e brendshme e ushqimit elektrik me tensionin e komandimit, CPU, ndryshuesi i frekuencës, modulet analoge dhe dixhitale të hyrjes dhe të daljes.

Operimi/ekrani

  • Monitor me prekje me rezolucion të lartë me ngjyra për sinjalizimin e modaliteteve të funksionimit Punë/ Defekt/ Konfirmo defektin dhe për shfletimin e menysë me simbole dhe me tekst të mbështetur në tetë gjuhë
  • Shfletim i menysë me tekst të qartë dhe paraqitje simbolesh
  • Udhëzime dhe ndihmë e detajuar në ekran
  • Asistent për vënien në punë
  • Regjistrimi i të dhënave me eksport në CSV
  • 3 nivele përdoruesi, afishim ose rregullim i gjuhës së menysë, fjalëkalimeve, parametrave të punës, parametrat e rregullimit
  • Parametra të rregulluar paraprakisht që në fabrikë për vënie në punë me lehtësi
  • Në mënyrë standarde, mund të rregullohen tri vlera të caktuara, 2 dhe 3 për kontakt ose koha që mund të aktivizohet, vendosje nga jashtë e vlerës së caktuar nëpërmjet sinjalit 0/4-20 mA
  • Paraqitje e statusit të pompës dhe vlerës aktuale të presionit
  • Çelës kryesor që mund të mbyllet
  • Funksionim me/pa pompë rezervë për t'u zgjedhur
  • Numëruesi i orëve të punës për çdo pompë
  • Numëruesi i orëve të punës për të gjithë impiantin
  • Numëruesi i ciklit të takim-stakimeve për çdo pompë
  • Numëruesi i ciklit të takim-stakimeve për të gjithë impiantin
  • Memorie e gabimeve për 35 defektet e fundit me vulën e kohës me orën e saktë

Rregullimi

  • Rregullim plotësisht automatik për 1 deri në 6 pompa, të parregulluara, nëpërmjet krahasimit vlerë e caktuar/vlerë aktuale
  • Ndryshues frekuence filtër sinusoidal për rregullimin me kontroll të vazhdueshëm të pompës që mban ngarkesën kryesore
  • Kohëmatës ditor p.sh. 2 deri 3 presete
  • Shtimi automatik në punë i 1 deri në n pompa që mbajnë pikun e ngarkesës, në varësi të ngarkesës dhe në varësi të parametrit presioni - konstant, p-c
  • Mënyra e punës e pompave, e lirë për t'u zgjedhur (manuale, fikur, automatik)
  • Çelës Manual-0-Automatik: Përzgjedhje e mënyrës së punës për çdo pompë dhe mënyra manuale nëse rregullatori ka defekt "Manual" (mënyra e emergjencës/provës në rrjet, mbrojtja e motorit e disponueshme), "O" (pompa e fikur – nuk mund të bëhet ndezja nga njësia e komandimit) dhe "Auto" (pompa është aktivizuar për mënyrë automatike nëpërmjet njësisë së komandimit)
  • Shkëmbim automatik i pompave, i rregullueshëm
  • Shkëmbimi pompave përmes optimizimit të kohës së punës nga orët e punës
    • Alternativë: Shkëmbimi ciklik i pompave pas kohës së rregullueshme pa marrë parasysh orët e punës
    • Alternativa nëpërmjet impulsit: Për çdo kërkesë të re, pompa që mban ngarkesën kryesore shkëmbehet pa marrë parasysh orët e punës
    • Alternativa me zgjedhjen paraprake të pompave: Këtu një pompë mund të përcaktohet si pompa që mban ngarkesën kryesore. Të gjitha pompat që mbajnë pikun e ngarkesës zëvendësohen me optimizim të kohëzgjatjes së punës
  • Lëvizje automatike e provës së pompës, e rregullueshme (testimi i pompës)
    • E aktivizueshme/çaktivizueshme
    • Koha midis dy lëvizjeve të provës, e lirë për t'u programuar
  • Kohët e bllokimit, të lira për t'u programuar
  • Numri i rrotullimeve i lirë për t'u rregulluar

Mbikëqyrja

  • Paraqitja e vlerës aktuale të sistemit dhe vlerës aktuale të FU-së nëpërmjet sinjalit analog 0-10 Volt për mundësi të jashtme matjeje/paraqitjeje, 10 Volt në përputhje me vlerën fundore të sensorit
  • Kontrolli i përçueshmërisë së rrugës së transmetuesit
  • Rele mbrojtëse e motorit/kombinim i mbrojtjes (mbi 5,5 kW rele termike për mbingarkesën)
  • Ndërrim automatik në rast defekti të një pompe në punë te pompa rezervë
  • Mbikëqyrje e vlerave maks. dhe min. të sistemit me kohë vonese dhe kufij të rregullueshëm
  • Mbikëqyrje e vlerave maks. dhe min. të sistemit me ekran tregues të vlerave që mund të rregullohet
  • Testimi me prurje zero për çaktivizimin e impiantit nëse nuk bëhet thithje uji (parametri mund të rregullohet)
  • Funksion i mbushjes së tubacionit për mbushjen e tubave bosh (mbushja për herë të parë e rrjetit të konsumatorit)
  • Mbrojtje nga ulja e nivelit të ujit nëpërmjet kontaktit, p.sh. për galexhantë elektrikë ose çelësa presioni

Ndërfaqet

  • Kontakte pa tension për kolektorin e sinjaleve të punës dhe kolektorin e sinjaleve të defekteve SBM/SSM
  • Memorie logjike SBM dhe SSM, e mundur
  • Kontakte pa tension për NDEZJEN/FIKJEN e sistemeve të jashtme dhe mbrojtje nga ulja e nivelit të ujit
  • Ndezur/fikur nga jashtë nëpërmjet kontaktit për çaktivizimin e mënyrës automatike të impiantit
  • Hyrjet për kontaktet e mbrojtjes termike (WSK)
  • ModBus TCP
  • Aksesi në distancë nëpërmjet VNC

Aksesorë opsionalë (instalimi që në fabrikë ose më pas, pas sqarimit teknik)

  • Shndërrues sinjali për 0/2-10 V në 0/4-20 mA
  • Rele vlerësuese për mbrojtje të motorit PTC
  • Sinjal i veçantë funksionimi dhe sinjal defekti
  • Moduli i komandimit DDC (shkëmbimi i jashtëm i pompave, testi i jashtëm i pompave, konfirmim i jashtëm, ndezje/fikje e jashtme e pompave që mbajnë pikun e ngarkesës)
  • Rrjet ushqyes i mbrojtur
  • Sensor redundant
  • Nisës i butë për pompat që mbajnë pikun e ngarkesës
  • Lidhje në sisteme BMS sipas VDI 3814

Aksesorë të rekomanduar (porositen veç)

  • Kit WMS opsional për pajisjen mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit
  • Linjë me lidhje fleksibël ose kompensatorë
  • Depozitë uji për ndarje të sistemit
  • Enë zgjerimi me membranë
  • Tapa të filetuara te sistemet me tub kolektor të filetuar

Sisteme magjistrale (opsionale)

  • BACnet, ProfiBus, LON-Bus, CAN-Bus, Modbus RTU, Web-Server (Ethernet), modem GSM
  • Nëpërmjet modemit GPRS, është i mundur transmetimi i të dhënave

Të tjera me kërkesë

Standardet e përmbushura

  • Enë zgjerimi me membranë/enë presioni me membranë DIN 4807
  • Tërësia e pajisjeve e impianteve të tensionit të lartë me pajisje elektronike EN 50178
  • Pajisja elektrike e makinerive EN 60204-1
  • Siguria e pajisjeve elektrike për përdorim shtëpiak dhe qëllime të ngjashme EN 60335-1
  • Kombinimet e paneleve të kontrollit me tension të ulët EN 60439-1/61439-1
  • EMC Rezistenca ndaj interferencës për sektorët industrialë EN 61000-6-2
  • EMC Interferenca e emetuar për sektorin e banimit, të biznesit dhe tregtisë dhe ndërmarrjeve të vogla EN 61000-6-3 (deri në 22,0 kW, mbi këtë vlerë EN 61000-6-4 interferenca e emetuar për sektorin industrial)
Të dhënat e funksionimit
Numri i pompave 3
temperatura e lëngut T 3 °C
Presioni maksimal i funksionimit PN 16 bar
Presioni i hyrjes 10 bar
Të dhënat e motorit
Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz
Fuqia nominale e motorit P2 37 kW
Rryma nominale IN 61,6 A
Shpejtësia e dhënë n 2960 1/min
Klasa e izolimit F
Mënyra e mbrojtjes Motori IP55
Materiale
Trupi i pompës Gizë e hirtë
Helika Çelik inoks
Boshti Çelik inoks
Bllokuesi mekanik U3BE3GG
Materiali i guarnicionit EPDM
Materiali i tubit kryesor përmbledhës Çelik inoks
Përmasa e instalimit
Lidhja e tubit në pjesën thithëse DNs DN 200
Lidhja e tubit në anën e presionit DNd DN 200
Informacione për bërjen e porosisë
Marka Wilo
Emërtimi i produktit CO-3 MVI 9504/CC
Pesha neto afërisht m 1832 kg
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Comfort CO(R) .. MVI .../ .. MVIS .../ .. Helix V .../.. Helix VE ...

Numri i artikullit 2535456
Botim 2021-09
Numri i faqeve 40
Language en
PDF (6 MB)
Aksesor

Lidhja direkte me shumë pompa jo e rregullueshme (21)

Lidhja indirekte me shumë pompa jo e rregullueshme (27)

Depozitë që sigurohet në vendin e montimit (4)

Depozitë uji/aksesor (7)

Rubinetat (3)

Montim i tubit (1)

Enë e zgjerimit me presion (22)

Komandimi i pompave/aksesorë (16)

Kontrolli i nivelit (9)

Services

Bashkëpunimi i partneritetit me instaluesit dhe montuesit e impianteve është një traditë e gjatë te Wilo. Një pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë të partneritetit është shërbimi për klientin pas shitjes i Wilo. Së bashku ne zhvillojmë një koncept shërbimi që përshtatet me kërkesat tuaja individuale – dhe me ekspertizën tonë dhe këshillimin personal ne kujdesemi që sistemet tuaja të punojnë me efikasitet energjetik, me siguri funksionimi dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, teknikët tanë kompetentë të Wilo-Service ju mbështesin në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të përpiktë në afate.

Mëso më shumë

Shërbimet e rekomanduara

Mirëmbajtje
Mirëmbajtja BASIC e impiantit të rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219535

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontroll i enëve nën presion, të cilat ndodhen në dispozicion
  • Kontroll dhe përshtatje e mundshme e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga Wilo. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja COMFORT për impiantin e rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219497

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli dhe, nëse kërkohet, përshtatja e parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë orarit normal të shërbimit)
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Mirëmbajtja PREMIUM për impiantin e rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219550

Për të garantuar sigurinë e funksionimit të pompave/sistemeve, këshillohet që të kryeni inspektime dhe punime të mirëmbajtjes të rregullta në përputhje me DIN nga shërbimi për klientët i servisit Wilo. Detyrat zbatohen në përputhje me DIN 31051 / DIN EN 13306. Detyrat përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Kontrolli vizual i pompave/sistemeve
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli elektrik
  • Kontrolli ose mbushja e mundshme e enëve nën presion që ndodhen në dispozicion
  • Kontrolli i parametrave të sistemit
  • Krijimi i një protokolli mirëmbajtje
  • Materialet e konsumit përfshihen në çmimin e kontratës
  • Nuk ka shpenzime pune dhe udhëtimi për misionet ndërmjet intervaleve të mirëmbajtjes (gjatë dhe jashtë orarit normal të shërbimit)
  • Aktualizimi i softuerit
  • Duke përfshirë pjesët e konsumit
  • Projektimi dhe organizimi kryhen nga WILO. Oferta të tjera individuale për mirëmbajtjen janë të mundura nëse kërkohen
Vënia në punë
Vënia në punë e impiantit të rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219395

Për një funksionim optimal të pompës(ave)/impiantit(eve) këshillohet që vënia në punë të realizohet nga vetë nga shërbimi për klientët i Wilo. Në këtë mënyrë garantohet një rregullim optimal dhe një funksionim efikas i sistemit. Vënia në punë përfshin pikat e mëposhtme:

  • Vënia në punë e impiantit(eve) sipas listës së kontrollit
  • Parametrizimi dhe konfigurimi i panelit të komandimit
  • Kontroll dhe përshtatje e presionit fillestar të enëve nën presion (duke përfshirë mbushjen deri në 80 litra)
  • Kontrolli i funksionit të sistemeve të montuara
  • Manuali i përdorimit i orientuar në praktikë
  • Protokoll Wilo për vënien në punë

Çmimi për vënien në punë vlen vetëm për impiante, të cilët janë instaluar në përputhje me manualin e instalimit dhe të përdorimit, si dhe në përputhje me standardet aktuale të teknologjisë. Nuk do të ketë kosto për materialet që mund të nevojiten eventualisht.

Shërbime të tjera

Paketat e shërbimit
Paketa e shërbimit L për impiantin e rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219705

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa L e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • Energy Solutions
  • WiloCare Premium
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit M për impiantin e rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219676

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa M e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Mbështetje për projektin
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Comfort
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Paketa e shërbimit S për impiantin e rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219647

Wilo-Service ofron paketa të paracaktuara shërbimi në tre madhësi, për të lehtësuar kombinimin e shërbimeve të veçanta.

Paketa S e Wilo-Service përfshin:

  • Kontrolli i instalimit
  • Vënia në punë
  • Mirëmbajtje
  • WiloCare Basic
  • Wilo-Live Assistant

Shërbimet opsionale shtesë:

  • Optimizim i impianteve
  • Energy Solutions
  • Mbështetje për projektin
  • Riparimi
  • Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur
Garanci e zgjatur Impianti i rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219595

Në kombinim me një pompë të re ose me një sistem të ri, Wilo ofron një garanci të zgjeruar deri në pesë vjet në rastin e vënies në punë dhe mirëmbajtjen nga shërbimi i Wilo.

Garancia e zgjeruar përfshin:

  • Mbrojte e plotë dhe siguri e parashikueshme e shpenzimeve
  • Punime të rregullta mirëmbajtje nga shërbimi i Wilo
Mbështetje për projektin
Mbështetje për projektin e impiantit të rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219329

Wilo ju mbështet gjatë fazës së projektimit, për të garantuar cilësinë dhe kosto-efektivitetin. Shërbimi ynë profesional dhe i kualifikuar Wilo-Service ju mbështet me rekomandime dhe këshillim teknik gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetja për projektin përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Vizita të rregullta në terren, për të siguruar cilësinë e informacioneve dhe të këshillimit
  • Këshillim teknik, i disponueshëm në terren
  • Raport për statusin me rekomandimet pas vizitës
  • Mbështetje e gjithanshme në projektim nëpërmjet ekspertëve të Wilo
Instalim
Instalimi i impiantit të rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219364

Wilo-Service ofron instalimin e pompave ose të sistemeve tona të pompimit. Ne ofrojmë një proces të plotë nga fillimi deri në fund, duke filluar nga mbledhja e informacioneve në terren deri në instalimin e produktit tonë në të gjithë fabrikën. Konfigurimi optimal i instalimit dhe bashkëveprimi i faktorëve të veçantë përbëjnë gurin themelor për një siguri funksionimi afatgjatë.

Instalimi përfshin:

  • Inspektimi profesional
  • Vënie në dispozicion e komponentëve/materialeve nga Wilo dhe palë të treta
  • Instalimi i tubacioneve dhe sistemit elektronik
  • Funksione prove
Optimizim i impianteve
Optimizim i impianteve të rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219259

Wilo-Service ofron një optimizim proaktiv të sistemeve nëpërmjet optimizimit të rregullimeve dhe realizimit të përshtatjeve të vogla, për të garantuar sigurinë e funksionimit. Optimizimi i impianteve përfshin ndër të tjera:

  • Shërbimin e plotë të pompave/impianteve, për të rivendosur rendimentin e plotë
  • Modernizim i sistemeve të vjetra me teknologji ose me funksione të reja, për kursim të shpenzimeve kapitale (plotësim)
Energy Solutions
Energy Solutions për impiantin e rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219294

Wilo-Service ofron një mbështetje proaktive në projektim, për të përcaktuar kursimet e mundshme të energjisë. Shërbimi ynë krijon një panoramë të pompave ose të sistemeve të instaluara, për t'ju treguar sesi mund zvogëlohet konsumi i energjisë. Ne ofrojmë një këshillim të posaçëm sipas qëllimit dhe analizën, duke përfshirë edhe integrimin e mjeteve dhe mbështetjen e gjithanshme në planifikim, për kalimin në teknologjitë me efiçencë të lartë. Wilo-Energy Solutions përmbajnë shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësim i detajuar i kostove të ciklit të jetëgjatësisë (analiza LCC)
  • Auditim energjetik, përfshirë informacionet për potencialin e kursimit të energjisë
  • Këshillim proaktiv i opsioneve të zëvendësimit
  • Përmirësim i bilancit ekologjik të impiantit tuaj
  • Mbështetje në projektimin për kalimin në pompat Wilo me efektivitet të lartë
Riparimi
Riparimi i impiantit të rritjes së presionit me 3-4 pompa
    
2219618

Gjatë verifikimit në terren, shërbimi kompetent dhe me përvojë Wilo-Service vendos nëse pompa mund të riparohet në vend apo nëse ajo duhet çuar në ofiçinë për riparim. Wilo vendos gjithashtu në dispozicion edhe pjesë këmbimi ose një pompë zëvendësuese për të rivendosur sigurinë e funksionimit të sistemit.

Riparimi përfshin:

  • Verifikim dhe eliminim të shkaqeve të defekteve nga ekspertët me përvojë të Wilo
  • Propozim jo të detyrueshëm të kostove për riparimet
  • Provë funksionimi elektrik dhe hidraulik, për të siguruar të dhënat e sakta në lidhje me funksionalitetin, cilësinë dhe rendimentin e pompës ose impiantit
  • Veshje mbrojtëse të pjesëve të ndryshme të pompave ose të impiantit për optimizim të koeficientit të efiçencës
  • Përdorim vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit
  • Dokumentim të riparimit në raportin e shërbimit