Wilo-Flumen OPTI-TR 50 … 120
Përzierje e sigurt në funksionim dhe e pabllokueshme e ujërave të ndotura dhe llumrave të ndryshme në trajtimin e ujërave të zeza
Përzierje e sigurt në funksionim dhe e pabllokueshme e ujërave të ndotura dhe llumrave të ndryshme në trajtimin e ujërave të zeza
Seritë me efektivitet të lartë Wilo-Flumen OPTI-TR 50-3/60-3/80-3 kujdesen për një modalitet kontrolli dhe kohëzgjatje të sigurt në funksionim dhe të pabllokueshëm gjatë përzierjes së ujërave të ndotura dhe llumrave të ndryshme në trajtimin e ujërave të ndotura dhe llumrave.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Funksionim i përhershëm i besueshëm falë turbinës me mirëmbajtje të lehtë dhe kushinetave të mëdha me mekanizëm të dimensionuar
- Siguri e lartë funksionimi falë përdorimit të turbinave prej çeliku inoks të derdhur
- Reduktim i kostove të energjisë nëpërmjet një shifre të fuqisë së shtytjes më të mirë të mundshme falë sistemit hidraulik të optimizuar me pjerrësinë më të ulët të kavitacionit
- Konfigurim specifik sipas klientëve duke pasur parasysh parametrat e impiantit
- Përshtatje e thjeshtë në rastet e ngarkesës nëpërmjet funksionimit me një ndryshues frekuence
- Montim dhe çmontim i thjeshtë, edhe kur vaska është e mbushur, falë portofolit gjithëpërfshirës së aksesorëve
- Zëvendësim i thjeshtë nëpërmjet përshtatjes në instalimet ekzistuese
Konstruksioni
Përzierës i zhytur me lëvizje gjysmë të ngadaltë me kuti të ndërrimit të shpejtësisë me një shkallë, me funksionim të vazhdueshëm ose me ndërprerje.
Përdorimi
- Enë mbledhëse për ujin e shiut
- Depozita e llumit aktiv
- Trajtim i llumrave
- Vaska e përzierjes dhe kompensimit
- Përdorimet e veçanta
Lëngje
Për pezullimin dhe homogjenizimin në ambiente tregtare të:
- Uji i procesit të punës
- Ujëra të zeza me fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të pakta rëre dhe zhavorri)
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
- Kuti e ndërrimit të shpejtësisë me 1 shkallë
- Sistem me 3 dhoma
- Funksionimi i mundur me ndryshues frekuence
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Flumen OPTI-TR 50-3.23-6/16Ex S17 |
Flumen | Përzierës i zhytur, horizontal |
OPTI-TR | Seria: Përzierës me motor standard asinkron |
50 | x10 = diametri nominal i turbinës në mm |
3 | Modeli i konstruksionit |
23 | x10 = shpejtësia nominale e turbinës në rrot/min |
6 | Numri i poleve |
16 | x10 = Gjatësia e paketës së statorit në mm |
Ex | Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit |
S17 | Kodi i turbinës për turbinën e posaçme (nuk vlen për turbinën standarde) |
Të dhënat teknike
- Lidhja elektrike: 3~400 V, 50 Hz
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: H
- Frekuenca maksimale e takim-stakimeve: 15/h
- Thellësia maksimale e zhytjes: 20 m (66 ft)
Materiale
- Trupi: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
- Permistopi:
- Motori/foleja e premistopit: FPM (FKM)
- Foleja e premistopit/dhoma e mekanizmit të transmisionit: SiC/SiC
- Dhoma e mekanizmit të transmisionit/paradhoma: FPM (FKM)
- Në anën e lëngjeve: SiC/SiC
- Turbina:
- OPTI-TR 50-3/60-3/80-3: 1.4408 (ASTM A 351)
- OPTI-TR 90-2: PUR/GFK (PUR/GFRP)
- OPTI-TR 120-1: PA6G
Konstruksioni
Turbinë
Turbinë me 2 ose 3 fletë prej materiali të plotë ose material lidhës. Diametër nominal i turbinës nga 500 mm deri 1200 mm me gjeometri turbine që mënjanon pështjellimin.
Motori
Motor i zhytur me ftohje sipërfaqësore në version me rrymë alternative trefazore me lubrifikim të përhershëm dhe kushineta me rule me dimensione të mëdha. Pështjella e motorit është e pajisur me monitorim të temperaturës. Nxehtësia e motorit transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet trupit të motorit. Kablloja e lidhjes është projektuar për ngarkesa të rënda mekanike, e izoluar në mënyrë të papërshkueshme nga uji kundrejt lëngut dhe është e derdhur për së gjati në mënyrë hermetike ndaj ujit. Si standard, kablloja e lidhjes ka skaje të lira dhe një gjatësi prej 10 m (33 ft).
Permistopi
Izolimi kryhet nëpërmjet një sistemi me 3 dhoma:
- ParadhomaParadhoma me vëllim të madh është e mbushur me vaj ingranazhesh dhe regjistron rrjedhjen e premistopit në anën e lëngut. Si premistop në anën e lëngut përdoret një bllokues mekanik. Izolimi në dhomën e mekanizmit të transmisionit kryhet me një premistop unazë boshti radial.
- Dhoma e mekanizmit të transmisionitDhoma e mekanizmit të transmisionit është e mbushur me vaj ingranazhesh dhe garanton një lubrifikim të vazhdueshëm të kutisë së ndërrimit të shpejtësisë dhe të kushinetave të mekanizmit të transmisionit. Izolimi për folenë e premistopit kryhet nëpërmjet një bllokuesi mekanik.
- Foleja e premistopitFoleja e premistopit me vëllim të madh është e mbushur me vaj të bardhë dhe regjistron rrjedhjen e dhomës së mekanizmit të transmisionit. Izolimi me motorin kryhet me një permistop unazë boshti radial.
Mekanizëm
Kuti e ndërrimit të shpejtësisë me 1 shkallë me raport të ndërrueshëm. Për të absorbuar forcat rezultuese të përzierjes dhe për të mos i transmetuar në kushinetën e motorit, janë integruar kushineta me dimensione të mëdha të mekanizmit të transmisionit.
Dorëzim
- Përzierës i zhytur me turbinë të montuar dhe kabllo lidhjeje
- Aksesor i montuar, në varësi të mënyrës së instalimit
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Monitorim termik i motorit si rregullues ose kufizues i temperaturës
- Monitorim termik i motorit me sensor PTC
- Temperatura lëngu deri në 60 °C (140 °F), në varësi nga lloji i motorit dhe ngarkesa e motorit
- Monitorimi i paradhomës
- Klasifikim Ex i sigurisë ndaj shpërthimit sipas ATEX, FM dhe IEC-Ex
- Veshje Ceram për pjesët e trupit prej gize të hirtë
Aksesorë
- Mbështetëse në mur për fiksim në mur dhe dysheme
- Pajisja ulëse
- Pajisje ngritëse ndihmëse
- Shtyllë fiksimi litari për sigurimin e litarit të ngritjes
- Ganxha e kapëses
- Shtendosje shtesë e litarit
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Wilo-Flumen OPTI-TR 50-3 ... 120-1, Wilo-Flumen EXCEL-TRE 50-3 ... 90-2
Numri i artikullit | 6092613 |
Botim | 2022-07 |
Numri i faqeve | 52 |
Language | en |
Broshura e certifikimit
Wilo-Flumen OPTI-TR 20-1 ... 40-1, Wilo-Flumen EXCEL-TRE 20 ... 40, Wilo-Flumen OPTI-TR 50-3 ... 120-1, Wilo-Flumen EXCEL-TRE 50-3 ... 90-2, Wilo-EMU TR 50-2 ... 120-1, Wilo-EMU TRE 50-2 ... 90-2, Wilo-EMU TR/TRE 212 ... 326-3
Numri i artikullit | 6074694 |
Botim | 2023-10 |
Numri i faqeve | 68 |
Language | en |