Wilo-Isar BOOST5
Zgjidhja jonë për presionin optimal të ujit. Në çdo kohë dhe kudo.
Zgjidhja jonë për presionin optimal të ujit. Në çdo kohë dhe kudo.
Wilo-Isar BOOST5 është e përdorshme në mënyrë universale për furnizimin me ujë të shtëpisë dhe ofron në çdo kohë një presion uji konstant në të gjitha pikat e marrjes. Falë sistemit hidraulik efikas dhe mbulesave mbrojtëse kundër zhurmave, impianti punon i qetë dhe me pak zhurmë. Për shkak të konstruksionit modern dhe kompakt, ai integrohet në mënyrë të përkryer në mjedisin e banesës. Falë sistemit hidraulik me efektivitet dhe gatishmërisë sipas kërkesave, impianti është gjithashtu efikas në kursimin e energjisë dhe kostove. Wilo-Isar BOOST5 ofron edhe më shumë komoditet për përdoruesin: Instalohet pa probleme dhe është e gatshme për përdorim. Nëpërmjet ekranit LED dhe butonave të shtypjes mund të përdoret shumë thjeshtë. Funksionet e shumta mbrojtëse kujdesen për një përdorim të sigurt. Njësia e pompës e prodhuar me plastikë të cilësisë së lartë ofron një jetëgjatësi të madhe.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Instalim i thjeshtë falë versionit gati për t'u futur në prizë
- Integrim perfekt në mjedisin e klientit falë konstruksionin modern dhe kompakt
- Operim i lehtë për përdoruesin falë ekranit LCD dhe butonave me shtypje
- Funksionim me më pak zhurmë në sajë të mbulesave mbrojtëse kundër zhurmës
- Ndryshues frekuence i integruar për rregullim konstant të presionit në mënyrë komode dhe për nisje të ngadaltë
- Konsum i ulët energjie falë ushqimit sipas kërkesave
- Operim i sigurt falë funksioneve gjithëpërfshirëse dhe të integruara
Konstruksioni
Impiante për rritjen e presionit, me disa helika, vetëthithëse Plug & Pump për shtëpi banimi
Përdorimi
- Furnizimi me ujë
- Vaditje
- Përdorim i ujit të shiut
- Marrje e ujit të papërpunuar
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Direkt në motorin me flanxhë
- Rele mbrojtëse termike e motorit
- Shpejtësi e ndryshueshme, e integruar
- Funksione të integruara mbrojtëse (kundër punimit në të thatë, identifikim i mbipresionit dhe mbitemperaturës, tejkalim i rrymës së caktuar, tension mbi dhe nën vlerën e caktuar)
Çelësi tip
Shembull | Wilo-Isar BOOST5-E-3 |
Isar | Emri i produktit të impiantit të rritjes së presionit |
BOOST | Rritës presioni për përdorim shtëpiak |
5 | Version i sistemit me njësi të integruar të komandimit të pompave |
E | Rregulluar elektronikisht |
3 | Vëllimi nominal i prurjes në m³/h |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50/60 Hz
- Temperatura e lejuar e lëngut: 0 °C deri +40 °C
- Temperatura e lejuar e mjedisit: 0 °C deri +40 °C
- Presioni maks. i lejuar i punës: 10 bar
- Thellësia maks. e thithjes: 8 m
- Klasa e mbrojtjes: IPX4
- lidhja në anën e thithjes: G 1"
- lidhja në anën e presionit: G 1"
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
- Set i guarnicioneve rrethore rezervë
- Veglat e punës për instalimin e thjeshtë
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Wilo-Isar BOOST5
Numri i artikullit | 4264436 |
Botim | 2023-10 |
Numri i faqeve | 4 |
Language | ar, bg, cs, de, el, en, es, fi, fr, it, nl, pt, ru, tr, uk, zh |
Broshura e certifikimit
Emërtimi i produktit | Numri i artikullit | |
---|---|---|
Isar BOOST5-E-3 | 4243583 | |
Isar BOOST5-E-5 | 4243584 |