Wilo-Multivert MVIE
Pompë centrifugale vertikale, me shumë helika, që kursen energji për ndërtesa të mëdha.
Pompë centrifugale vertikale, me shumë helika, që kursen energji për ndërtesa të mëdha.
Wilo-Multivert MVIE (11 – 22 kW) është një pompë vertikale, me shumë helika, me numër të ndryshëm të rrotullimeve për përdorimet në ujin e ftohtë në ndërtesat e mëdha. Pompa përbëhet nga një motor shtytës EC IE5, një ndryshues frekuence të integruar me ftohje me ajër dhe mënyra të ndryshme të kontrollit. Rezultati është një efektivitet energjetik i lartë si në sistemet e hapura, ashtu edhe në sistemet e mbyllura. Sistemi hidraulik i pompës i provuar prej inoksi, një kushinetë sferike laterne e veçantë, që garanton pranimin optimal të fuqive të boshtit, funksionet mbrojtëse të integruara dhe identifikimi i mungesës së ujit sigurojnë besueshmëri të lartë.
Një lidhje e thjeshtë në automatizimin e ndërtesave mundësohet nëpërmjet ndërfaqeve analoge dhe dixhitale të lidhjes si dhe moduleve IF.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Vënia e thjeshtë në punë
- Ndryshues frekuence i integruar me diapazon të madh rregulluesi
- Mbrojtje e plotë e motorit
Konstruksioni
Pompa jo vetëthithëse me shumë helika, me ndryshues frekuence të integruar
Përdorimi
- Furnizimi me ujë dhe rritja e presionit
- Sisteme industriale të qarkullimit
- Teknika e procesit
- Sisteme qarkulluese të ujit ftohës
- Impiante larjeje dhe spërkatjeje në formë shiu
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Pompë inoksi në konstruksion në linjë
- MVIE 70../95.. PN 16/25 me fllanxha rrethore
- Motor standard IEC me ndryshues frekuence të integruar
- Versioni i rrymës trefazore me teknologjinë e butonit të gjelbër dhe ekran LCD për paraqitjen e gjendjes
- Mbrojtje motori termike, e integruar
Çelësi tip
Shembull: | MVIE 7003/1-3/16/E/3-2 |
MVIE | Pompë centrifugale e presionit të lartë, vertikale |
70 | Vëllimi i rrjedhës në m3/h |
03 | Numri i helikave |
1 | Numri i helikave të korrigjuara |
3 | Materiali 1 = 1.4301 (AISI 304); [vetëm MVIE 8.. dhe më të vogla] 2 = 1.4404 (AISI 316L) 3 = Trupi i pompës EN-GJL-250 (veshje mbrojtëse kataforetike), sistem hidraulik 1.4301 (AISI 304); [vetëm MVIE 70.. dhe 95..] |
16 | Lloji i fllanxhës 16 = fllanxhë PN 16 (rrethore) 25 = fllanxhë PN 25-(rrethore) P = bashkues Victaulic [vetëm MVIE 8.. dhe më të vogla] |
E | Lloji i guarnicionit E = EPDM V = FKM (Viton) |
3 | 1 = 1~ (rrymë alternative njëfazore) 3 = 3~ (rrymë alternative trefazore) |
2 | Numri i poleve |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese 3~ 400 V (±10 %), 50 Hz (Y) ose 400 V (±10 %), 60 Hz (Y)
- Temperatura e lëngjeve -15 °C deri +120 °C (versioni EPDM)
- Presioni maks. i funksionimit 16/25 bar
- Presioni maks i hyrjes 10 bar
- Klasa e mbrojtjes IP55
- Interferenca e emetuar sipas standardit EN 61000-6-3
- Rezistenca ndaj interferencës sipas standardit EN 61000-6-2
Materiale
- Helikat prej inoksi 1.4408 (AISI 316)
- Shkallët e dhomave prej inoksi 1.4301 (AISI 304)
- Trupi i pompës i prodhuar nga gizë e hirtë EN-GJL-250 me shtresë mbrojtëse kataforetike
- Boshti 1.4057 (AISI 431) inoks
- Guarnicion EPDM
- Mbulesa e trupit i prodhuar prej inoksi 1.4301 (AISI 304)
- Pjesa e poshtme e trupit e prodhuar prej inoksi 1.4301 (AISI 304)
- Bllokues mekanik prej karboni B/volfram-karbid, SiC/karbon
- Këmishë presioni e prodhuar prej inoksi 1.4301 (AISI 304)
- Kushineta volfram-karbid
Dorëzim
- Pompë centrifugale e presionit të lartë MVIE
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës