Wilo-Rexa FIT
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Gati për tu lidhur dhe i gatshëm për përdorim të menjëhershëm (versione A dhe P)
- Funksionim më i lehtë falë galexhantëve elektrikë të integruar (versioni A)
- Sistem hidraulik i sigurt me rrymë të lirë me kalim të lirë sferik për funksionim pa bllokime
- Foleja e permistopit me mbikëqyrje të jashtme
- Peshë më e vogël
Shërbimet e rekomanduara
Karakteristikat miqësore me mjedisin
- Konstruksion efektiv me përbërës të veçantë për peshën më të vogël të mundshme
- Hidraulikë e optimizuar për siguri më të madhe funksionimi dhe më pak punë të paplanifikuara mirëmbajtjeje
Konstruksioni
Pompë drenazhi e zhytur për ujëra të zeza për montim brenda në ujë, stacionar dhe i transportueshëm në funksion të ndërprerë.
Përdorimi
Pompim i
- Ujëra të zeza me fekale sipas EN 12050-1
- Ujëra të ndotura
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Mbikëqyrja e temperaturës së pështjellës së motorit me sensor bimetalik
- Shufër e jashtme elektrode, opsionale, për mbikëqyrësin e folesë së permistopit
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Rexa FIT V06DA-110/EAD1-2-T0015-540-A |
Rexa | Pompë zhytëse për ujërat e zeza |
FIT | Seria |
V | Helikë me shtjellë |
06 | Diametri nominal i lidhjes së presionit p.sh. DN 65 |
D | Sistemi hidraulik është shpuar sipas DIN në pjesën thithëse |
A | Versioni i materialit standard të sistemit hidraulik |
110 | Përcaktimi i sistemit hidraulik |
E | Motor me ftohje sipërfaqësore |
A | Versioni i materialit standard të motorit |
D | Izolim me dy bllokues mekanikë të pavarur |
1 | Klasa e efiçencës IE p.sh. 1 = IE1 (në mbështetje të IEC 60034-30) |
- | pa autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit |
2 | Numri i poleve |
T | Versioni i linjës ushqyese: M = 1~ T = 3~ |
0015 | Vlera/10 = Fuqia e motorit P2 në kW |
5 | Frekuenca (5 = 50 Hz, 6 = 60 Hz) |
40 | Çelësi për tensionin e matur |
A | Pajisje elektrike shtesë: O = me skaje kabllosh të lira P = me spinë A = me galexhant elektrik dhe spinë |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur: S2-15 min; S3 10 %
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 - 40 °C, maks. 60 °C për 3 min
- Kalim i lirë: 50 / 65 / 80 mm
- Gjatësia e kabllos: 10 m
Materiale
- Karkasa e motorit: 1.4301
- Trupi i sistemit hidraulik: EN-GJL 250
- Helika: EN-GJL 250
- Guarnicione statike: NBR
- Permistopi në anën e pompës: SiC/SiC
- Permistopi në krahun e motorit: C/MgSiO4
- Skaji i boshtit: Çelik inoks 1.4021
Konstruksioni
Pompë zhytëse për ujra të zeza si monobllok e zhytur për përmbytje montuar brënda në ujë në funksionim të përhershëm.
Sistemi hidraulik
Dalje në anën e presionit, e zbatuar si lidhje horizontale me fllanxhë. Substanca e thatë maksimale është 8 % (në varësi me sistemin hidraulik). Format e helikave të përdorura janë helikat me shtjellë.
Motori
Zbatohen motorë me ftohje sipërfaqësore në version rrymë alternative (me kondensator funksionimi të integruar) dhe trefazore për nisje direkte. Nxehtësia transmetohet direkt në lëngun përreth nëpërmjet pjesëve të trupit të motorit. Motorët mund të zbatohen të zhytur në funksion të përhershëm (S1) dhe jo të zhytur në punim për kohë të shkurtër (S2) ose në funksion periodik (S3).
Përveç kësaj, motorët janë të pajisur me një mbikëqyrje termike të motorit. Mbron pështjellën e motorit nga mbinxehja. Tek agregatet me motorë me rrymë alternative, mbikëqyrja është e integruar dhe me ndezje automatike. D.m.th., motori fiket në rast tejnxehjeje dhe pas ftohjes ndizet sërish. Në mënyrë standarde, këtu zbatohen sensorë bimetalikë.
Motori mund të pajiset edhe me një elektrodë të jashtme për mbikëqyrje të folesë ndarëse të vajit. Ajo sinjalizon dalje të ujit në folenë e ndarëse të vajit nëpërmjet bllokuesit mekanik në anën e lëngut.
Kablloja e lidhjes ka si standard skaje të lira dhe gjatësi 10 m, dhe blihet në versionet e mëposhtme:
- Me skaje kabllosh të lira
- Me spinë
- Me galexhant elektrik dhe spinë
Permistopi
Midis motorit dhe sistemit hidraulik gjendet foleja e permistopit. E mbushur me vaj të bardhë mjekësor. Izolimi në anën e lëngut dhe motorit bëhet nëpërmjet dy bllokuesve mekanikë të pavarur nga kahu i rrotullimit.
Dorëzim
- Pompë zhytëse për ujëra të zeza me 10 m kabllo elektrike
- Versioni i kabllos sipas variantit:
- Me skaje kabllosh të lira (O)
- Me spinë (P)
- Me galexhant elektrik dhe spinë (A)
- Manuali i punës dhe mirëmbajtjes
Aksesorë
- Pajisje varëse ose këmbë pompe
- Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
- Zinxhirë
- Panele komandimi, rele dhe spinë
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
Vënia në punë
Funksionim me montim brenda në ujë, me motor jo të zhytur:
Motori mund të vendoset jashtë ujit. Këtu, kohët e punës përcaktohen nga "Mënyra e punës për punën jo të zhytur". Të dhënat duhen respektuar rreptësisht!
- Punim për kohë të shkurtër S2: Koha maks. e punës është 15 min (S2-15 min).
- Funksionimi periodik S3: Koha maks. e punës, sipas standardit, është 1 min në funksionimin S3- (S3 10 %). Nëse motori përmbytet min. 1 minutë para rindezjes dhe sigurohet me këtë ftohja e nevojshme e motor, kohëzgjatja maksimale e punës mund të jetë 2,5 min në funksionim S3 (S3 25 %)!
- Temperatura maks. e mjedisit dhe lëngut është 40 °C.
Mbrojtje kundër punës pa ujë:
Foleja hidraulike duhet të qëndrojë gjithmonë i zhytur. Niveli luhatës duhet të shkaktojë një çaktivizim automatik në momentin që arrihet mbulimi minimal me ujë. Lutemi, t'i gjeni këto te skica e dimensioneve.
Instalimi horizontal:
Instalimi horizontal nuk është i mundur!