Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-SiFire Easy | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-SiFire Easy

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Impiant i konfiguruar sipas standardit EN 12845 dhe optimizuar për humbje të prsionit me aktuator elektrik dhe nafte, pompë me lëkundje për mbajtjen e presionit të sistemit
  • Konstruksion fleksibël, modular dhe solid për transport të sigurt dhe instalim të lehtë
  • Prurje bajpas për mbrojtjen e pompës me distancator bashkues për mirëmbajtje të thjeshtë
  • Saktësi maksimale dhe operim i lehtë nëpërmjet komandimit EC-Fire me paraqitje direkte të statusit të punës
  • Skeleti i veçantë i shasisë për dridhje minimale, kabllo e shtrirë në konstruksion, për rrjedhojë besueshmëri dhe kohëzgjatje maksimale shërbimi

Shërbimet e rekomanduara


Përshkrimi i serive
Wilo-SiFire Easy

Konstruksioni

Impiante për rritjen e presionit për furnizim me ujë për fikje zjarri sipas EN 12845.

Në varësi të modelit, përbëhet nga 1 ose 2 pompa me skelet bazamenti horizontal – EN 733 – me distancator bashkues, elektromotor dhe motor me naftë dhe një distancator bashkues, elektromotor ose motor me naftë dhe një pompë me lëkundje me shumë helika, elektrike, në version vertikal.

Përdorimi

Furnizim me ujë, plotësisht automatik, për sisteme për mbrojtjen kundër zjarrit me sprenkler në mënyrë tërësisht automatike, në ndërtesat e banimit, zyrave dhe administratës, hotele, spitale, supermerkato dhe sisteme industriale.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • 1 ose 2 pompa me bazament horizontal të serive 32 – 200 deri 150 – 315, me motorë standardë ekuivalentë të IE ose motorë me naftë
  • I pajisur sipas standardit me membranë të instaluar direkt në trupin e pompës kryesore, për të evituar tejnxehjen e prurjes zero
  • Pompë Jockey e serisë Medana CV1-L me çelës presioni dhe enë presioni vertikale 20 l, PN 16
  • Një panel elektrik për çdo pompë, i fiksuar në një konstruksion mbajtës të fortë. Modeli EC-Fire E për elektromotorin dhe modeli D për motorin dizel, të dy të pajisur me Easy Controller, plus J për pompën me lëkundje
  • Skeleti i shasisë prej çelikut të galvanizuar elektrikisht me mbajtës me lartësi të rregullueshme për shpërndarësin e dërgimit
  • Tubi kryesor përmbledhës prej çeliku; i lyer me rrëshirë epokside. Shpërndarës me flanxha
  • Saraçineskë mbyllëse me bllokim sigurie në anën e dërgimit për çdo pompë
  • Valvul moskthimi në anën e dërgimit të çdo pompe
  • Një qark i mbyllur me çelës presioni të dyfishtë, manometër, valvul moskthimi, valvul për pompën kryesore dhe pompën rezervë për nisjen automatike
  • Kon i qendërzuar në ana e dërgimit të pompës kryesore dhe asaj rezervë, për kufizimin e numrit të rregullimeve në përputhje me parametrat që kërkohen në EN 12845
  • Lidhja DN 2" për depozitën e hyrjes së pompës
  • Matje e presonit në anën e dërgimit
  • Vetëm për modelin me motor me naftë:
    • Manikotë e zbutjes së dridhjeve në anën e dërgimit të pompës
    • Zbutës dridhjesh poshtë skeletit të shasisë së pompës
    • Serbator karburanti me sensor niveli dhe vëllim të mjaftueshëm për funksionim autonom për gjashtë orë
    • 2 bateri në skeletin e shasisë dhe karikues baterish në panelin e komandimit EC-Fire
  • Pajisje shtesë sipas kërkesës: Shënim për Lëngjet: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra. Impianti përputhet me EN 12845
    • Depozita e hyrjes horizontale 500 l me valvul me galexhant dhe çelës presioni për alarmin LL (mungesa e ujit)
    • Matës i rrjedhës: Kit kon ekscentrik në anën e thithjes, komplet me valvul flutur me dorezë dhe rrotë manuale
    • Matës vakuumi me valvul
    • Valvula me kontakt elektrik
    • Manikotë për zbutjen e dridhjeve për shpërndarësin
    • Panel komandimi nga distanca për transmetimin e alarmeve të shkallëve A dhe B
    • Matës dendësie për bateritë
    • Kit pjesësh këmbimit për motorin dizel
    • Zbutës zhurmash (30 dBA) për motorin dizel
    • Shkëmbyesi hidraulik i nxehtësisë për motorin dizel

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-SiFire Easy 40/200-180-7.5/10.5 EDJ

SiFire

Sistem kompakt i rritjes së presionit për sistemet e fikjes së zjarrit

Easy

Trajtim i lehtë sipas standardit EN 12845

40/200

Lloji i pompës kryesore

180

Diametri real i helikës së pompës kryesore

7.5

Fuqia e elektromotorit [kW]

10.5

Fuqia e motorit dizel [kW]

EDJ

Konfigurimi

E

Një elektropompë

D

Një pompë dizel

J

Një pompë me lëkundje

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz (1~230 V, 50 Hz për panelin e komandimit të pompës me naftë)
  • Motorë standardë ekuivalentë me IE, motor me naftë me injektim direkt ose motor turbodizel me ftohje me ajër ose me ujë
  • Temperatura e mjedisit maks. +4 °C deri +40 °C (+10 °C deri +40 °C, kur është instaluar një pompë me naftë)
  • Temperatura maks. e lëngut +25 °C
  • Presioni maks. i funksionimit 10 bar ose 16 bar
  • Presioni maks. i hyrjes 6 bar
  • Qarkullimi vëllimor 10 m³/h deri në 750 m³/h
  • Lartësia maks. e dërgimit 128 m
  • Diametrat nominal të lidhjes në anën e presionit DN 65 deri DN 250
  • Diametrat nominal të lidhjes, ana e thithjes DN 50 deri DN 200
  • Klasa e mbrojtjes e panelit elektrik IP54
  • Pompë kryesore/rezervë me skelet shasie horizontal sipas EN 733
  • Me tubacione të lyer me rrëshirë epokside dhe lidhje hidraulike
  • Lëngjet e lejuara:Shënim për lëngjet: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra. Impianti përputhet me EN 12845
    • Ujë i pastër, jo agresiv
    • Ujë për përdorim MKZ

Materiale

Për pompën me skelet horizontal të bazamentit në varësi të modelit

  • Helikat prej bronzi CuSn10 ose CuAl10Fe5Ni5 ose helikat prej inoksi AISI 316/1.4401
  • Trupi i pompës prej gize të hirtë EN-GJL-250
  • Bosht prej inoksi AISI420/1.4021 ose AISI 431/ 1.4057
  • Unaza fiksuese prej inoks AISI316L/1.4409 ose prej bronzi

Për pompën me lëkundje

  • Helikat prej inoksi AISI 304/1.4301
  • Trup pompe prej inoksi AISI304/1.4301
  • Bosht prej inoksi AISI 304/1.4301
  • Guarnicione rrethore prej EPDM

Konstruksioni

  • Skeleti bazë: I prodhuar prej çeliku të galvanizuar elektrikisht me mbajtës për raftet elektrikë dhe shpërndarësit e dërgimit. Vrima hekzagonale të veçanta në pjesën e poshtme për ngarkuesin me pirun dhe ganxhë e integruar për konvejerët e transportit. Profile anësore në pjesën e sipërme për çdo anë, për të forcuar shtangësinë e sistemit gjatë lëvizjes dhe ngritjes.
  • Mbulesë prej plastike në anën e pasme në mënyrë që pozicioni i valvulës dhe manometrit të duket.
  • Tubi kryesor përmbledhës: Tubacion komplet me fllanxha prej çeliku të lyer me rrëshirë epokside, i përshtatshëm për lidhjen e të gjitha materialeve të zakonshme të tubacioneve; konfigurimi i tubacionit duhet të përputhet me rendimentin e përgjithshëm hidraulik të sistemit për rritjen e presionit
  • Pompat: 1 ose 2 pompa me skelet bazamenti horizontal – EN 733 – me distancator bashkues, elektromotor dhe motor me naftë.
  • Model back-pull-out në mënyrë që pjesët e brendshme të pompës të aksesohen lehtë pa lëvizur motorin ose tubacionet.
  • Valvulat: Pompat kryesore janë të pajisura me një valvul bllokimi dhe valvul moskthimi në anën e dërgimit, të dyja të lyera me rrëshirë epokside dhe të përshtatur për lidhje me fllanxhë.
  • Enë zgjerimi me membranë: Enë zgjerimi me membranë 20 l/PN 16 në anën e dërgimi të pompës me lëkundje, me tapa shkarkimi.
  • Depozitë: Depozita e karburantit përbëhet nga metal i lyer me rrëshirë epokside dhe gjendet pas mbajtjes së panelit elektrik
  • Sensorët dhe ekrani: 2 çelësa presioni, 2/16 bar për çdo pompë, në anën e dërgimit, për aktivizimin e nisjes së pompës nëpërmjet njësisë së komandimit dhe rregulluese EC-Fire. Manometri në anën e dërgimit (∅ 63 mm) gjendet në mes të murit të pasmë.
  • Pajisja e komandimit dhe rregulluese: Sistemi është i pajisur në mënyrë standarde me një pajisje komandimi/aparat kontrolli (EC-Fire) për elekromotorin ose motorin dizel dhe për pompën me lëkundje.

Dorëzim

  • Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në fabrikë, dhe i kontrolluar për funksionim dhe hermecitet
  • Paketimi
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
  • Aksesorët e nevojshëm me kërkesë

Këshilla për projektim

Presioni i hyrjes

Gjatë planifikimit të konfigurimit të sistemit duhet të merret parasysh presioni maksimal i hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maksimal i lejuar i hyrjes është i barabartë me diferencën nga presioni maksimal i funksionimit të sistemit, minus lartësinë maksimale të dërgimit të pompës që duhet të merret parasysh Q = 0. Te sistemet e spërkatjes MKZ, sipas EN 12845, presioni maksimal i ujit lejohet të jetë 12 bar. Te sistemet e spërkatjes MKZ me ngritje të fortë, te të cilat diferenca e lartësisë midis dhe spërkatësit më të lartë dhe më të ulët është më shumë se 45 m, presioni i ujit në dalje të pompës ose në tubacione lejohet të jetë më shumë se 12 bar, me kusht që të gjithë komponentët e sistemit të jenë konfiguruar për këtë nivel presioni.

Instalimi i pompës për rritjen e presionit në kushtet e thithjes.

Është e domosdoshme që për çdo pompë kryesore të instalohet një depozitë hyrjeje e lidhur në daljen e presionit përmes pompës.

Vëllimi i rrjedhës

Deri në 350 m3/h (97 l/s) konfigurimi i sistemit të çdo pompe kryesore.

Funksionimi

Logjika e funksionimit për njësinë e fikjes së zjarrit bazohet në kalibrimin në kaskadë të çelësave të presionit për nisjen e pompës.

Pompa me lëkundje niset dhe ndalohet automatikisht me një çelës presioni. Ajo është e konfiguruar në mënyrë të tillë që sprenklerat e veçantë të mos furnizohen me lëng dhe presion. Në këtë mënyrë evitohet nisja e pompës kryesore dhe sistemi qëndron nën presion. Kur ka një vlerë të ulët të presionit të shkaktuar nga kërkesa e ujit, e cila nuk kompensohet nga pompa me lëkundje, pompa kryesore dhe ajo rezervë nisen njëra pas tjetrës. Sistemi niset automatikisht, është i mundur të bëhet një ndalim manual nëpërmjet çelësit në anën e përparme të panelit të komandimit.

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-SiFire Easy

Numri i artikullit 4206362
Botim 1801
Numri i faqeve 116
Language de, en, fr
PDF (8 MB)

Wilo-Priming tank 500 L

Numri i artikullit 4228982
Botim 2019-05
Numri i faqeve 451
Language ar, bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
PDF (18 MB)

Wilo-SiFire Easy

Numri i artikullit 4206363
Botim 2019-12
Numri i faqeve 116
Language de, en, fr
PDF (4 MB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 468
29 … 756 m³/h
[467]
Emërtimi i produktitNumri i pompave QPresioni maksimal i funksionimit PNPesha bruto afërisht mNumri i artikullit
SiFire-Easy-40/250-250-30E
61 m³/h
16 bar
585 kg
4241997
SiFire-Easy-40/250-250-30EJ
61 m³/h
16 bar
615 kg
4242072
SiFire-Easy-50/160-147-5,5/5,5EEJ
81 m³/h
16 bar
966 kg
4242298
SiFire-Easy-50/160-147-5,5/6,8EDJ
81 m³/h
16 bar
1042 kg
4242348
SiFire-Easy-50/160-147-5,5E
81 m³/h
16 bar
585 kg
4241998
SiFire-Easy-50/160-147-5,5EJ
81 m³/h
16 bar
615 kg
4242073
SiFire-Easy-50/160-147-6,8D
81 m³/h
16 bar
678 kg
4242148
SiFire-Easy-50/160-147-6,8DJ
81 m³/h
16 bar
722 kg
4242223
SiFire-Easy-50/160-155-6,8D
81 m³/h
16 bar
733 kg
4242149
SiFire-Easy-50/160-155-6,8DJ
81 m³/h
16 bar
777 kg
4242224
SiFire-Easy-50/160-155-7,5/6,8EDJ
81 m³/h
16 bar
1097 kg
4242349
SiFire-Easy-50/160-155-7,5/7,5EEJ
81 m³/h
16 bar
966 kg
4242299
SiFire-Easy-50/160-155-7,5E
81 m³/h
16 bar
585 kg
4241999
SiFire-Easy-50/160-155-7,5EJ
81 m³/h
16 bar
615 kg
4242074
SiFire-Easy-50/160-173-11/11EEJ
78 m³/h
16 bar
1046 kg
4242300
SiFire-Easy-50/160-173-11/12,9EDJ
78 m³/h
16 bar
1137 kg
4242350
SiFire-Easy-50/160-173-11E
78 m³/h
16 bar
597 kg
4242000
SiFire-Easy-50/160-173-11EJ
78 m³/h
16 bar
627 kg
4242075
SiFire-Easy-50/160-173-12,9D
78 m³/h
16 bar
733 kg
4242150
SiFire-Easy-50/160-173-12,9DJ
78 m³/h
16 bar
777 kg
4242225
SiFire-Easy-50/160-178-12,9D
81 m³/h
16 bar
590 kg
4242151
SiFire-Easy-50/160-178-12,9DJ
81 m³/h
16 bar
634 kg
4242226
SiFire-Easy-50/160-178-15/12,9EDJ
81 m³/h
16 bar
864 kg
4242351
SiFire-Easy-50/160-178-15/15EEJ
81 m³/h
16 bar
814 kg
4242301
SiFire-Easy-50/160-178-15E
81 m³/h
16 bar
597 kg
4242001
SiFire-Easy-50/160-178-15EJ
81 m³/h
16 bar
627 kg
4242076
SiFire-Easy-50/200-182-10,5D
86 m³/h
16 bar
590 kg
4242152
SiFire-Easy-50/200-182-10,5DJ
86 m³/h
16 bar
634 kg
4242227
SiFire-Easy-50/200-182-11/10,5EDJ
86 m³/h
16 bar
894 kg
4242352
SiFire-Easy-50/200-182-11/11EEJ
86 m³/h
16 bar
814 kg
4242302
SiFire-Easy-50/200-182-11E
86 m³/h
16 bar
637 kg
4242002
SiFire-Easy-50/200-182-11EJ
86 m³/h
16 bar
667 kg
4242077
SiFire-Easy-50/200-192-12,9D
88 m³/h
16 bar
620 kg
4242153
SiFire-Easy-50/200-192-12,9DJ
88 m³/h
16 bar
664 kg
4242228
SiFire-Easy-50/200-192-15/12,9EDJ
88 m³/h
16 bar
945 kg
4242353
SiFire-Easy-50/200-192-15/15EEJ
88 m³/h
16 bar
906 kg
4242303
SiFire-Easy-50/200-192-15E
88 m³/h
16 bar
637 kg
4242003
SiFire-Easy-50/200-192-15EJ
88 m³/h
16 bar
667 kg
4242078
SiFire-Easy-50/200-202-15/15EEJ
83 m³/h
16 bar
918 kg
4242304
SiFire-Easy-50/200-202-15/17,7EDJ
83 m³/h
16 bar
957 kg
4242354
SiFire-Easy-50/200-202-15E
83 m³/h
16 bar
505 kg
4242004
SiFire-Easy-50/200-202-15EJ
83 m³/h
16 bar
535 kg
4242079
SiFire-Easy-50/200-202-17,7D
83 m³/h
16 bar
625 kg
4242154
SiFire-Easy-50/200-202-17,7DJ
83 m³/h
16 bar
669 kg
4242229
SiFire-Easy-50/200-210-17,7D
84 m³/h
16 bar
631 kg
4242155
SiFire-Easy-50/200-210-17,7DJ
84 m³/h
16 bar
675 kg
4242230
SiFire-Easy-50/200-210-18,5/17,7EDJ
84 m³/h
16 bar
988 kg
4242355
SiFire-Easy-50/200-210-18,5/18,5EEJ
84 m³/h
16 bar
937 kg
4242305
SiFire-Easy-50/200-210-18,5E
84 m³/h
16 bar
505 kg
4242005
SiFire-Easy-50/200-210-18,5EJ
84 m³/h
16 bar
535 kg
4242080