Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-Yonos MAXO-Z | Wilo

Wilo-Yonos MAXO-Z

Pompa standarde me eficiencë të lartë për qarkullimin e ujit të ngrohtë shtëpiak në ndërtesa të mëdha.

Avantazhet tuaja
Wilo-Yonos MAXO-Z (flange)

Pompa standarde me eficiencë të lartë për qarkullimin e ujit të ngrohtë shtëpiak në ndërtesa të mëdha.

Wilo-Yonos MAXO-Z është një pompë efikase qarkullimi për përgatitjen sa më higjienike të ujit të ngrohtë të pijshëm në objektet me qira, ato adiministrative dhe ndërtesat tregëtare. Falë ekranit LED, ofron transparencë të plotë lidhur me lartësitë e pompimit, shkallët e shpejtësisë ose edhe difektet e mundshme. Konstruksioni kompakt dhe spina Wilo për lidhjen elektrike, e lehtësojnë instalimin. Butoni i gjelbër mundëson një operim të thjeshtë të pompës.


Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Pompë me efektivitet të lartë për kursimin e energjisë
  • Ekran LED për transparencë të plotë për lartësinë e caktuar të pompimit, shkallën e shpejtësisë dhe gabimeve të mundshme
  • Zëvendësim i thjeshtë i pompave standarde jo të rregullueshme falë konstruksionit kompakt dhe lidhjes elektrike me spinën Wilo
  • Përzgjedhje e thjeshtë e mënyrave të kontrollit ∆p-v, ∆p-c dhe i cilësimit të shpejtësisë me tre shkallë me anë të butonit të gjelbër
  • Garantim i sigurisë së punës falë sinjalizimit kolektiv të defekteve
  • Opsionale: Modul Wilo-Connect Yonos MAXO me funksione inteligjente shtesë për lidhjen në sistemin e kontrollit elektronik të ndërtesës

Karakteristikat miqësore me mjedisin

  • Pompë me efektivitet të lartë me përshtatje automatike të fuqisë
  • Gama e gjerë e pjesëve të këmbimit për riparime të thjeshta
  • Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Përshkrimi i serive
Yonos MAXO-Z

Konstruksioni

Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar bashkues me fllanxhë, motor EC me rregullues fuqie automatik.

Përdorimi

Sisteme të qarkullimit të ujit të pijshëm në automatizimin industrial dhe të ndërtesave.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

Mënyrat e punës

  • Δp-c për diferencë konstante të presionit
  • Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
  • n = konstant (3 shkallë të shpejtësisë)

Funksionet manuale

  • Rregullimi i mënyrës së punës
  • Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
  • Rregullim i shkallëve të shpejtësisë

Funksionet automatike

  • Përshtatje e vazhdueshme e rendimentit në varësi të mënyrës së punës
  • Funksion zhbllokues
  • Nisje e butë
  • Mbrojtje e plotë e integruar e motorit

Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje

  • Kolektor i sinjaleve të defekteve (stakues pa tension)
  • Dritë sinjalizuese e defekteve
  • Paraqitje LED e segmentit për të treguar lartësinë e dërgimit dhe kodit të gabimit
  • Paraqitja e shkallës së rregulluar të numrit të rrotullimeve (C1, C2 ose C3)

Tërësia e pajisjeve

  • Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës (te pompe me rakorde të filetuara)
  • Lidhje e shpejtë elektrike me spinë Wilo. Për lidhjen e përcjellësit të rrjetit dhe SSM, me mbrojtje të integruar të kabllos nga dëmtimet
  • Te pompat me bashkues me fllanxhë: Versionet e fllanxhave
    • Versioni standard për pompat DN 40 deri DN 65: Fllanxhë e kombinuar PN 6/10 për kundrafllanxha PN 6 dhe PN 10

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-Yonos MAXO-Z 30/0,5-12

Yonos MAXO

Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar ose me fllanxhë), e rregulluar elektronikisht

Z

Pompë teke për qarkullimin e ujit të pijshëm

30/

Diametri nominal i lidhjes

0,5-12

Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m]

Të dhënat teknike

  • Shkalla e lejuar e temperaturës, ujë i pijshëm deri 3,57 mmol/l (20 °dH): 0 °C deri +80 °C
  • Linja ushqyese 1~230 V, 50/60 Hz
  • Klasa e mbrojtjes IP X4D
  • Bashkues i filetuar ose bashkues me fllanxhë (në varësi të llojit) Rp 1 deri DN 65
  • Presioni maks. i funksionimit, versioni standard: 6/10 bar ose 6 bar (versioni i posaçëm: 10 bar)

Materiale

  • Trupi i pompës çelik inoks
  • Boshti: Çelik inoks
  • Kushineta: Karbon, e ngopur me rrëshirë të fortë
  • Helika: Plastikë

Dorëzim

  • Pompë
  • Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
  • Rondele për vidat e flanxhës (me diametra nominal të lidhjes DN 32 - DN 65)
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Aksesorë

  • Vida te bashkuesi i filetuar
  • Izolimi termik
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-Yonos MAXO/-D/-Z

Numri i artikullit 2226410
Botim 2025-04
Numri i faqeve 36
Language en
PDF (7 MB)

Broshura e certifikimit

Yonos MAXO, Yonos MAXO-D, Yonos MAXO-Z

Numri i artikullit 2230742
Botim 2024-03
Numri i faqeve 20
Language gjuhë neutrale
PDF (13 MB)

Group Statement

Rregullorja REACH

Botim 2021-05
Numri i faqeve 5
Language gjuhë neutrale
PDF (271 KB)

Fleta e aksesorëve

Numri i faqeve 1
Language gjuhë neutrale
PDF (3 MB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 12
Lidhja e tubit
Gjatësia e instalimit L0