Wilo-Yonos MAXO-Z
Zgjidhja efikase për qarkullimin e ujit të pijshëm në godinat e mëdha.
Zgjidhja efikase për qarkullimin e ujit të pijshëm në godinat e mëdha.
Wilo-Yonos MAXO-Z është një pompë efikase qarkullimi për përgatitjen sa më higjienike të ujit të ngrohtë të pijshëm në objektet me qira, ato adiministrative dhe ndërtesat tregëtare. Falë ekranit LED, ofron transparencë të plotë lidhur me lartësitë e pompimit, shkallët e shpejtësisë ose edhe difektet e mundshme. Konstruksioni kompakt dhe spina Wilo për lidhjen elektrike, e lehtësojnë instalimin. Butoni i gjelbër mundëson një operim të thjeshtë të pompës.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Kursim i energjisë nëpërmjet një sistemi hidraulik me efektivitet të lartë dhe motor sinkron
- Transparencë e plotë për lartësinë e dërgimit, shkallën e shpejtësisë dhe gabimeve të mundshme falë ekranit LED
- Rregullim i lehtë nëpërmjet shkallëve të shpejtësisë gjatë zëvendësimit të një pompe standarde jo të rregulluar
- Lidhje elektrike e lehtë falë spinës Wilo
- Sigurim i disponueshmërisë së impianteve nëpërmjet kolektorit të sinjaleve të defekteve
- Konstruksion kompakt dhe lehtësi e provuar për përdoruesin
Karakteristikat miqësore me mjedisin
- Pompë me efektivitet të lartë me përshtatje automatike të fuqisë
- Gama e gjerë e pjesëve të këmbimit për riparime të thjeshta
- Prodhim dhe procese të qëndrueshme dhe neutrale ndaj CO2 në fabrikat tona evropiane
Konstruksioni
Pompë qarkullimi me rotor të lagur me bashkues të filetuar bashkues me fllanxhë, motor EC me rregullues fuqie automatik.
Përdorimi
Sisteme të qarkullimit të ujit të pijshëm në automatizimin industrial dhe të ndërtesave.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
Mënyrat e punës
- Δp-c për diferencë konstante të presionit
- Δp-v për diferencë të ndryshueshme të presionit
- n = konstant (3 shkallë të shpejtësisë)
Funksionet manuale
- Rregullimi i mënyrës së punës
- Rregullimi i rendimentit të pompës (lartësia e dërgimit)
- Rregullim i shkallëve të shpejtësisë
Funksionet automatike
- Përshtatje e vazhdueshme e rendimentit në varësi të mënyrës së punës
- Funksion zhbllokues
- Nisje e butë
- Mbrojtje e plotë e integruar e motorit
Funksione sinjalizimi dhe paraqitjeje
- Kolektor i sinjaleve të defekteve (stakues pa tension)
- Dritë sinjalizuese e defekteve
- Paraqitje LED e segmentit për të treguar lartësinë e dërgimit dhe kodit të gabimit
- Paraqitja e shkallës së rregulluar të numrit të rrotullimeve (C1, C2 ose C3)
Tërësia e pajisjeve
- Pika e çelësit shtrëngues në trupin e pompës (te pompe me rakorde të filetuara)
- Lidhje e shpejtë elektrike me spinë Wilo. Për lidhjen e përcjellësit të rrjetit dhe SSM, me mbrojtje të integruar të kabllos nga dëmtimet
- Te pompat me bashkues me fllanxhë: Versionet e fllanxhave
- Versioni standard për pompat DN 40 deri DN 65: Fllanxhë e kombinuar PN 6/10 për kundrafllanxha PN 6 dhe PN 10
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Yonos MAXO-Z 30/0,5-12 |
Yonos MAXO | Pompë me efektivitet të lartë (pompë me bashkues të filetuar ose me fllanxhë), e rregulluar elektronikisht |
Z | Pompë teke për qarkullimin e ujit të pijshëm |
30/ | Diametri nominal i lidhjes |
0,5-12 | Diapazoni i lartësive nominale të dërgimit [m] |
Të dhënat teknike
- Shkalla e lejuar e temperaturës, ujë i pijshëm deri 3,57 mmol/l (20 °dH): 0 °C deri +80 °C
- Linja ushqyese 1~230 V, 50/60 Hz
- Klasa e mbrojtjes IP X4D
- Bashkues i filetuar ose bashkues me fllanxhë (në varësi të llojit) Rp 1 deri DN 65
- Presioni maks. i funksionimit, versioni standard: 6/10 bar ose 6 bar (versioni i posaçëm: 10 bar)
Materiale
- Trupi i pompës çelik inoks
- Boshti: Çelik inoks
- Kushineta: Karbon, e ngopur me rrëshirë të fortë
- Helika: Plastikë
Dorëzim
- Pompë
- Guarnicionet te bashkuesi i filetuar
- Rondele për vidat e flanxhës (me diametra nominal të lidhjes DN 32 - DN 65)
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Aksesorë
- Vida te bashkuesi i filetuar
- Izolimi termik