Wilo-Isar MODH1-2/3
Sistem efikas kompakt për zbatime në ujin e pijshëm.
Sistem efikas kompakt për zbatime në ujin e pijshëm.
Wilo-Isar MODH1 është një impiant i rritjes së presionit me pompa me shumë helika, horizontale, me shpejtësi konstante, i cili me konstruksionin e tij kompakt që kursen hapësirë, mund të përdoret për shpërndarjen e ujit dhe rritjen e presionit në ndërtesa të vogla tregtare. Ai është i ndërtuar në mënyrë modulare dhe mund të pajiset sipas nevojës me një, dy ose tre pompa të llojit Wilo-Medana CH1-L. Komponentët në kontakt me lëngjet janë të përshtatshëm edhe për zbatime në ujin e pijshëm. Lidhjet fleksibël, nevoja për pak hapësirë, komponentët e tij hidraulikë të lehtë për shërbim dhe Easy Controller e bëjnë instalimin, vënien në punë dhe mirëmbajtjen shumë të thjeshtë.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Siguri e lartë pune përmes instalimit të impiantit me një, dy a tri pompa CH1-L me shumë helika, me sistem hidraulik prej inoksi
- Instalim dhe mirëmbajtje e thjeshtë falë lidhjeve speciale dhe fleksibël të tubave kolektorë
- Vënie e thjeshtë në punë dhe funksionim me Easy Controller
- Miratim për ujin e pijshëm (ACS dhe KTW) për pompat me pjesë prej inoksi në kontakt me lëngun
Konstruksioni
Impiant për rritjen e presionit me 2 ose 3 pompa centrifugale të presionit të lartë prej inoksi, jo vetëthithëse, në montim paralel
Përdorimi
- Furnizim me ujë plotësisht automatik dhe me rritës presioni, ose nga rrjeti i ujësjellësit komunal ose nga një depozitë për përdorime private, biznesi, industriale dhe komunale (p.sh. banesa, zyra, ndërtesa administrative, hotele, spitale, punishte, industriale, ndërmarrje ujësjellësi).
- Pompim i ujit të pijshëm, ujit të proceseve të punës, ujit ftohës apo ujërave të tjera industriale, të cilat nuk kanë efekt mbi materialet e përdorura as kimikisht, as mekanikisht dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra të gjata
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- 2 ose 3 pompa CH1-L për çdo impiant
- Pjesët përbërëse në kontakt me lëngun e pompuar janë rezistente ndaj korrozionit
- Bazament i zinkuar me galvanizim me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme për izolim të zhurmës nga trupi
- Valvul bllokuese në çdo pompë në anën e thithjes dhe të presionit
- Valvul moskthimi, në anën e presionit
- Sensor presioni, në anën e presionit fundor
- Manometër, opsional, në anën e thithjes
- Manometër, në anën e presionit fundor
- Pajisje mbrojtëse nga ulja e nivelit të ujit, opsionale
- Rregullator EC me kasë plastike IP54, i përbërë prej ushqyesit të brendshëm elektrik, mikroprocesorit, moduleve analoge dhe dixhitale të hyrjse dhe të daljes
Çelësi tip
Shembull: | Wilo-Isar MODH1-1CH1-L-202/EC |
Wilo | Marka |
Isar | Impiant i rritjes së presionit me shumë helika |
MOD | Seria komerciale |
H | Grup pompimi për rritjen e presionit me pompë horizontale |
1 | Niveli i produktit (1 = bazë, 3 = standard, 5 = premium) |
1 | Numri i pompave |
CH1-L | Seria e pompave |
2 | Kapaciteti nominal i prurjes [m3/h] i pompës teke |
02 | Numri i shkallëve të pompave teke |
EC | Panel komandimi (Easy Controller) |
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese 3~400 V ±10 %, 50 Hz; 3~380/440 V ±10 %, 60 Hz, në varësi të llojit, edhe 1~230 V, 50/60 Hz (versione të mëtejshme me kërkesë)
- Temperatura maks. e lëngut 50 °C (70 °C opsionale)
- Temperatura maks. e mjedisit 40 °C
- Presioni i funksionimit 10 bar
- Presioni i hyrjes 6 bar
- Diametri nominal i lidhjes, ana e dërgimit R 2"/DN 100
- Diametri nominal i lidhjes, ana e hyrjes R 2"/DN 100
- Klasa e mbrojtjes IP54
- Siguresat mbrojtëse, A, AC 3 në anën e ushqimit në përputhje me fuqinë e motorit dhe rregulloret EVU
- Lëngje të lejuara (lëngjet e tjera me kërkesë). Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra
- Uji i ftohtë
- Uji i pijshëm dhe uji i procesit të punës
Materiale
Pompa teke:
- Helikat, dhomat e shkallëve dhe trupi i pompës prej inoksi 1.4301/1.4404
- Boshti prej inoksi 1.4404
- Guarnicion EPDM (EP851)/FKM (Viton)
- Bllokues mekanik prej karbiti volframi/karboni
- Kushineta volfram-karbid
- Këmba e pompës prej alumini
Konstruksioni
- Bazamenti: i zinkuar me galvanizim dhe me zbutës të vibrimeve me lartësi të rregullueshme, për izolim të plotë të zhurmës nga trupi; versionet e tjera me kërkesë
- Tubacioni: komplet tubacion prej inoksi, i përshtatshëm për lidhje me të gjitha materialet e tubacioneve që përdoren zakonisht në administrimin e ndërtesave; përmasat e tubacionit duhet të përkojnë me fuqinë hidraulike gjithsej të impiantit të rritjes së presionit
- Pompat: 2 ose 3 pompa të lidhura në paralel të serisë CH1-L 2.., 4.., 6.., 10.., 16..; të gjitha pjesët përbërëse të pompës në kontakt me lëngun që pompohet janë të prodhuara prej inoksi 1.4301/1.4404
- Rubinetat: secila pompë është e pajisur me një valvul bllokuese ose valvul mbyllëse rrethore dhe me një valvul moskthimi në anën e thithjes dhe të presionit
- Enë zgjerimi me membranë: 8 l/PN 10 në anën e dërgimit me diafragmë gome butili, tërësisht e sigurt sipas rregulloreve për sigurinë ushqimore; për qëllime testimi dhe inspektimi, me valvul bllokuese me sferë, si dhe shkarkim dhe saraçineskë prurjeje sipas DIN 4807
- Sensor presioni: 4 deri 20 mA, në anën e dërgimit për aktivizimin e rregulluesit qendror CE
- Paraqitja e presionit: Manometër (ø 63 mm) në anën e dërgimit; paraqitje shtesë dixhitale e presionit përfundimtar në ekranin alfanumerik të rregulluesit EC
- Rregullatori: impianti është i pajisur, si standard, me një rregullues EC
Dorëzim
- Impiant i rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar që në fabrikë, i testuar për funksionimin dhe hermecitetin
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
Linja të tjera ushqyese me kërkesë
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Wilo-Isar MODH1, Wilo-Isar MODV1
Numri i artikullit | 2552079 |
Botim | 2023-09 |
Numri i faqeve | 72 |
Language | en |
Wilo-Medana CH1-L, Wilo-Medana CH3-LE
Numri i artikullit | 4234327 |
Botim | 02/2022 |
Numri i faqeve | 24 |
Language | en |