Wilo-DrainLift SANI CUT-S
Impiant më i vogël dhe më i lehtë me pompë teke me grirës për shtëpitë me një dhe dy familje.
Impiant më i vogël dhe më i lehtë me pompë teke me grirës për shtëpitë me një dhe dy familje.
Sistemi kompakt me pompë teke Wilo-DrainLift SANI CUT-S është sistemi më i vogël dhe më i lehtë i ngritjes së ujërave të zeza sipas EN 12050-1 dhe për rrjedhojë përshtatet në mënyrë ideale për përdorim në banesat me një dhe dy familje.
Falë volumit të tij të madh të takim-stakimeve dhe grirësit me efektin e teheve prerës të dyfishtë Wilo-DrainLift SANI CUT-S ofron një siguri të lartë funksionimi.
Me hyrjet me zgjedhje të lirë dhe përmasat kompakte Wilo-DrainLift SANI CUT-S mund të montohet në mënyrë fleksibël dhe të thjeshtë në një instalim ballor. Kjo e bën atë ideal për zëvendësimin e pajisjeve shkarkuese ekzistuese të vjetra.
Konstruksioni i lehtë për përdorim me mbulesë transparente e bën mirëmbajtjen veçanërisht të thjeshtë.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Montim më i thjeshtë edhe në rastin e instalimit ballor dhe transport më i lehtë nëpërmjet konstruksionit të lehtë, kompakt, që kursen vend
- Siguri funksionimi nëpërmjet volumit të madh të takim-stakimeve, pompë me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë, mbrojtje termike të motorit dhe alarmit të pavarur nga rrjeti
- Optimizim i kombinimit të sistemit hidraulik-grirës për një mbulim të gjerë të lartësive të pompimit në rastin e kërkesave më të ulëta të fuqisë për instalimet elekrike, teknike, shtëpiake
- Kosto të ulëta të instalimit të përgjithshëm nëpërmjet vendosjes së tubave më të vegjël të mundshëm
- Dizajn që nuk pëson korrozion me plastika teknologjike dhe inoks për një besueshmëri të lartë
- Lidhje me zgjedhje të lirë për fleksibilitet maksimal në montim
- Mbulesë transparente e depozitës dhe vrimë pastrimi për mirëmbajtje të lehtë
Konstruksioni
Kompakt, gati për lidhje dhe me pajisje shkarkuese me pompë teke tërësisht të zhytur me sistem hidraulik grirës, për pompimin e ujërave të ndotura me përmbajtje fekalesh.
Përdorimi
Pompimi i ujërave të ndotura me përmbajtje fekalesh:
- Në rastet kur ujërat e zeza nuk mund të derdhen direkt në sistemin e ujërave të zeza nëpërmjet një pjerrësie zbritëse të natyrshme
- Për drenazhim rezistent ndaj lëngut kthyes në rastet kur pika e shkarkimit është nën nivelin e lëngut kthyes
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Panel komandimi me alarm të pavarur nga rrjeti elektrik dhe sinjalizim kolektiv të defekteve
- I gatshëm për përdorim
- Depozitë me dritare kontrolli dhe kapak transparent
- Matje analoge e nivelit
- Valvul moskthimi
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
Çelësi tip
Shembull: | DrainLift SANI CUT-S.20M/1 |
DrainLift | Familja e produkteve |
SANI CUT | Sistemi i ngritjes së ujërave të zeza me grirës |
S | Madhësia |
20 | Lartësia maks. e pompimit |
M | Linja ushqyese elektrike:
|
1 | Versioni me motor dhe panel komandimi:
|
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese elektrike: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës: S3 10%
- Temperatura e lëngut: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F), maks. 65 °C (149 °F) për 5 min
- Temperatura maks. e mjedisit: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Vëllimi i depozitës: 21 l (5 US.liq.gal.)
- Vëllimi maks. i përdorshëm në rezervuar sipas lartësisë së hyrjes*: 11 l/2 US.liq.gal. (180 mm*)
- Dalja e presionit: DN 32
- Lidhja në hyrje: DN 80/100 (90/110 mm)
- Lidhja e ajrimit: DN 40 (50 mm)
- Shkalla e mbrojtjes e panelit të komandimit: IP54
- Niveli i zhurmës: 70 dB(A)
Materiale
- Trupi i motorit: 1.4404 (AISI 316L)
- Sistemi hidraulik: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
- Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
- Grirësi: 1.4528/59 HRC (AISI 440B+Co)
- Depozita: PE
- Valvula e moskthimit: EN-GJL-250 (ASTM A48 Class 35/40B)
Konstruksioni
Rezervuar mbledhës izolues nga uji dhe gazi, me dysheme të pjerrët në një kënd dhe hapje kontrolli me kapak transparent.Hyrje me zgjedhje sipas dëshirës brenda zonave të shënuara.Matja e nivelit kryhet me një sinjal daljeje analoge përmes kontaktit reed dhe dy pikave të komutimit.Dalje e presionit me valvul moskthimi të montuar.
Motor me ftohje sipërfaqësore me monitorim termik të motorit.
Panel komandimi i instaluar paraprakisht për funksionim automatik:
Wilo-Control MS-L
- Sinjalizim kolektiv i defekteve me kontakt pa tension
- Alarmi i integruar dhe i pavarur nga rrjeti elektrik
- Kohë e ndryshueshme veprimi
- 1,5 m kabllo elektrike me spinë të montuar
Dorëzim
- Pajisje shkarkuese plotësisht e zhytur me grirës, panel komandimi dhe kabllo elektrike bashkë me spinën
- Lidhja e pompës DN 32 (diametri i jashtëm 40 mm)
- Prizë e dyfishtë HT DN 40 (50 mm) për lidhjen e ajrimit
- Prizë e dyfishtë HT DN 40 (50 mm) për lidhjen e shkarkimit
- Komplet hyrjeje me sharrë rrethore për hapje vrimash 124 mm (5 in) dhe permistop DN 100 (110 mm)
- Komplet për montimin në dysheme
- Tapet izolues i zhurmës
- Bateri e rikarikueshme 9 V
- Manuali i instalimit dhe përdorimit
Emërtimi i produktit | Mënyra e punës për pompë | Priza e rrjetit | Linja ushqyese | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|
DrainLift SANI CUT-S.20/M523/1-EF | S3-10%, 120 s | CEE7/7 (Schuko) | 1~230 V, 50 Hz | 6095513 | |
DrainLift SANI CUT-S.20/T540/1-CEE | S3-10%, 60 s | CEE 16A, 3P+N+PE, 6h | 3~400 V, 50 Hz | 6095514 |