Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-EMU KS | Wilo
Avantazhet tuaja
Wilo-EMU KS 24

Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Jetëgjatësi e madhe falë versionit të fuqishëm
  • Siguri e lartë funksionimi falë funksionit të përhershëm, edhe gjatë funksionit të thithjës
  • Trajtim i lehtë falë kabllo lidhjeje me spinë
  • Operim i thjeshtë falë galexhantëve elektrikë të integruar (versioni A)
Përshkrimi i serive
Wilo-EMU KS

Konstruksioni

Pompë drenazhi e zhytur për ujë të ndotur

Përdorimi

Pompim i

  • Ujërave të ndotura
  • Ujit industrial

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • Kabllo lidhjeje me spinë
  • Disponohet versioni A me galexhant elektrik të montuar
  • Motor me ftohje të vajit (deri në madhësinë 20)
  • Këmishë për ftohje të detyruar (duke filluar nga madhësia 24)

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-EMU KS 15x

KS

Pompë drenazhi e zhytur për ujë të ndotur

15

Madhësia

x

Versioni

  • E: Motor me rrymë alternative
  • ES: Motor me rrymë alternative me galexhant elektrik
  • D: Motor me rrymë trefazore
  • DS: Motor me rrymë trefazore me galexhant elektrik
  • DMS: Motor me rrymë trefazore me galexhant elektrik dhe panel elektrik me rele mbrojtëse të motorit
  • E0: Motor me rrymë alternative me skaje kabllosh të lira
  • D0: Motor me rrymë trefazore me skaje kabllosh të lira
  • GG: Karkasa e motorit në gizë të hirtë
  • Ceram: Agregat me shtresë Ceram
  • Ex: Me autorizim të sigurisë ndaj shpërthimit
  • Z: Dalja qendrore e presionit
  • H: Helikë për presione të larta
  • M: Helikë për presion të mesëm
  • N: Helikë e presionit të ulët

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
  • Klasa e mbrojtjes: IP68
  • Thellësia maks. e zhytjes: 12,5 m
  • Temperatura e lëngjeve: 3 … 40°C
  • Gjatësia e kabllos: 10 m ose 20 m
  • Dalja e presionit: Çiftim Storz madhësie C deri A (në varësi të llojit dhe versionit)

Materiale

  • Karkasa e motorit: Al ose EN-GJL 250 (në varësi të llojit dhe versionit)
  • Trupi i pompës: EN-GJL 250
  • Helika: EN-GJL 250
  • Boshti: 1.4021
  • Permistopi:
    • Në anën e motorit: C/Cr ose C/Qeramikë
    • Në anën e lëngjeve: SiC/SiC
  • Guarnicione statike: FPM

Konstruksioni

Pompë drenazhi e zhytur për ujë të ndotur si monobllok e zhytur për instalim të lagësht dhe të transportueshëm.

Sistemi hidraulik

Dalja e presionit anësor është projektuar si një lidhje vertikale me fileta me çiftim Storz. Si helika përdoren helika me kanale të hapura.

Motori

Deri në madhësinë 20, përdoren motorët e vetëftohjes në version me rrymë alternative ose me rrymë trefazore. Motorët me vetëftohje janë të mbushur me vaj. Deri në madhësinë 24, përdoren motorët me ftohje të sipërfaqeve, në versionin me rrymë trefazore me mbikëqyrje termike të motorit dhe këmishë për ftohje të detyruar.

Ex-Agregatët KS ... Agregatet Ex janë të pajisur me motor me ftohje sipërfaqësore pa këmishë për ftohje të detyruar.

Të gjitha llojet mund të përdoren në punë të përhershme të zhytur ose jo të zhytur. Kjo mundëson funksionin thithës.

Për ta mbrojtur motorin nga hyrja e lëngut, disponohet një fole permistopi. Lëngu mbushës që përdoret, nga ana biologjike mund të shpërbëhet potencialisht dhe nuk dëmton mjedisin.

Nga madhësia 20, kablloja e lidhjes është e çmontueshme dhe gjatësia e kabllos është 10 m. Nga madhësia 24, kablloja e lidhjes është e lidhur dhe gjatësia e kabllos është 20 m. Kablloja e lidhjes është gjithmonë e pajisur me një spinë. Versioni S gjithashtu është i pajisur me një galexhant elektrik. Versionet DMS janë të pajisura me një panel komandimi me mbrojtje të integruar të motorit.

Permistopi

Izolimi në anën e lëngut dhe motorit bëhet nëpërmjet dy bllokuesve mekanikë të pavarur nga kahu i rrotullimit.

Dorëzim

  • Pompë me kabllo të lidhjes dhe spinë
  • Versioni S dhe me galexhant elektrik
  • Dalja e presionit me Çiftim Storz i tubave
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Aksesorë

  • Kit bashkues presioni me çiftim Storz
  • Pajisja e thithjës e thellë
  • Pajisje alarmi
Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-EMU KS

Numri i artikullit 6061732
Botim 2018-05
Numri i faqeve 40
Language en
PDF (2 MB)

Broshura e certifikimit

Wilo-EMU KS

Numri i artikullit 6080667
Botim 1606
Numri i faqeve 8
Language gjuhë neutrale
PDF (324 KB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 58
0.75 … 7.5 kW
[58]