Wilo-Rexa PRO-S
Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës, për një drenazhim të besueshëm nën presion në aplikimet në ambiente tregtare dhe komunale.
Pompë zhytëse për ujërat e zeza efikase dhe e pabllokueshme me grirës, për një drenazhim të besueshëm nën presion në aplikimet në ambiente tregtare dhe komunale.
Pompa zhytëse për ujërat e zeza me grirës Wilo-Rexa PRO-S kujdeset për një drenazhim të besueshëm nën presion sipas standardit DIN EN 12050-1 në aplikimet në ambiente tregtare dhe komunale. Pajisja me një grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë dhe shkallët e larta të efektivitetit mundësojnë një funksionim të përhershëm me siguri funksionimi dhe kosto-efektiv. Lartësitë e mëdha të pompimit garantojnë një drenazhim efikas nën presion në instalimet me lartësi pompimi statike të madhe. Përveç kësaj, kostot e instalimit ulen në sajë të përdorimit minimal të mundshëm të tubave. Motori i fortë prej gize të hirtë është projektuar për funksion të përhershëm dhe mirëmbahet në mënyrë të thjeshtë. Permistopi i cilësisë së lartë me dy bllokues mekanikë dhe një monitorim opsional i folesë së permistopit sigurojnë një jetëgjatësi të madhe. Motori ka gjithashtu një miratim ATEX të ofruar si standard dhe kështu mund të përdoret në zonat Ex 2 dhe 1.
Shërbimet e rekomanduara
Veçoritë/avantazhet e produktit
- Siguri e jashtëzakonshme kundër bllokimit në sajë të një grirësi radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
- Optimizim i kombinimit sistem hidraulik-grirës për një lartësi pompimi maksimale me efektivitetin më të mirë
- Kosto të ulëta të instalimit të përgjithshëm si rezultat i përdorimit minimal të mundshëm të tubave
- Zhvilluar për një zgjedhje të lehtë për kërkesat e nivelit të lartë
- Jetëgjatësi e madhe në sajë të një motori të cilësisë së lartë me dy bllokues mekanikë dhe monitorimit opsional të folesë së permistopit
- Ndërtuar për mirëmbajtje profesionale, jetëgjatësi të madhe dhe qëndrueshmëri të lartë
Konstruksioni
Pompë me mekanizëm grirës tërësisht e zhytur për montim stacionar dhe të transportueshëm brenda në ujë në funksionim të përhershëm.
Lëngje
Për pompim në zonat tregtare të:
- Ujëra të zeza me fekale
- Ujë i ndotur (me sasi të vogël rëre)
Pompimi i ujërave të zeza sipas 12050
Pompat plotësojnë kërkesat sipas DIN EN 12050-1.
Tërësia e pajisjeve/funksionimi
- Grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë
- Autorizim ATEX
- Monitorim termik i motorit me sensor bimetalik
- Monitorim i lagështirës në motor
- Kabllo elektrike me skaje të lira të kabllos
- Motor njëfazor me rrymë alternative me panel elektrik të ndarë të kondensatorit
Çelësi tip
Shembull: | Rexa PRO-S03-112A/21T011X540/O |
Rexa | Pompë zhytëse për ujërat e zeza |
PRO | Seria |
S | Grirës |
03 | Diametri nominal i lidhjes së presionit:
|
112 | Përcaktimi i sistemit hidraulik |
A | Identifikuesi i dizajnit të materialit dhe veshjes |
2 | Numri i poleve |
1 | Kategoria IE |
T | Versioni i linjës ushqyese:
|
11 | Vlera/10 = Fuqia nominale e motorit P në kW |
X | Miratimi Ex |
5 | Frekuenca e rrjetit: 5 = 50 Hz/6 = 60 Hz |
40 | Çelësi për tensionin e matur |
O | Pajisje elektrike shtesë:
|
Të dhënat teknike
- Linja ushqyese: 1~230 V, 50 Hz ose 3~400 V, 50 Hz
- Mënyra e punës, e zhytur:
- Rexa PRO-S03: S1
- Rexa PRO-S04: S1
- Mënyra e punës, jo e zhytur:
- Rexa PRO-S03 deri në 4 kW: S2-30 min; S3 25%
- Rexa PRO-S03 duke filluar nga 5 kW: S2-30 min; S3 10%
- Rexa PRO-S04: Motori mund të vendoset jashtë ujit. Temperatura e motorit përcakton këtu kohën maksimale të funksionimit. Për këtë motori është i pajisur që në fabrikë me një rregullim të temperaturës
- Klasa e mbrojtjes: IP68
- Klasa e izolimit: F
- Temperatura e lëngjeve: 3 ... 40 °C (37 ... 104 °F)
- Temperatura e lëngut, maks.: 60 °C (140 °F) për 3 min
Materiale
- Trupi i pompës: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
- Helika: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
- Grirës: 1.4528/59 HRC (AISI 440B+Co)
- Karkasa e motorit: EN-GJL-250 (ASTM A48 klasa 35/40B)
- Boshti:
- Deri 2,5 kW: 1.4401 (AISI 316)
- Duke filluar nga 3,9 kW: 1.4021 (AISI 420)
- Premistopi, në anën e motorit: C/MgSiO
- Premistopi, në anën e lëngut: SiC/SiC
- Premistopi, statik: NBR (Nitril)
Konstruksioni
Rexa PRO-S03 .../M .../O
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 1~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit dhe elektrodë lagështie. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trupi i motorit prej gize të hirtë. Kabllo elektrike e çmontueshme me kuti kondensatori dhe skaje të lira të kabllos. Pajisja, sipas standardit, me autorizim të sigurisë së brendshme ndaj shpërthimit.
Rexa PRO-S03 .../T .../O
Pompë e ujërave të zeza me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Dalje horizontale e presionit me lidhje me flanxhë dhe lidhje ovale. Trup i sistemit hidraulik dhe helikë prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 3~ me ftohje sipërfaqësore me mbikëqyrje termike të motorit dhe elektrodë lagështie. Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trupi i motorit prej gize të hirtë. Kabllo e lidhjes, e çmontueshme me skaje kabllosh të lira. Pajisja, sipas standardit, me autorizim të sigurisë së brendshme ndaj shpërthimit.
Rexa PRO-S04 .../T .../O
Pompë e ujërave të zeza me dy helika me grirës radial me efektin e teheve prerës të dyfishtë. Bashkues me presion, horizontal, me lidhje me flanxhë. Trup i sistemit hidraulik dhe helika prej gize të hirtë, grirës prej çeliku prerës të kalitur. Motor 3~ me ftohje të sipërfaqeve, me monitorim termik të motorit (rregullim të temperaturës me dy temperatura). Foleja e permistopit e mbushur me vaj me dy bllokues mekanikë. Trupi i motorit prej gize të hirtë. Kabllo elektrike me skaje të lira të kabllos. Pajisja, sipas standardit, me autorizim të sigurisë së brendshme ndaj shpërthimit.
Dorëzim
- Pompë
- Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Opsione
- Monitorim termik i motorit me sensor PTC
- Pështjellë e motorit, klasa e izolimit "H"
- Guarnicionet statike në FKM (FPM)
- Tensione të veçanta
Aksesorë
- Kabllo elektrike me gjatësi fikse të kabllos deri në maks. 50 m (164 ft).
- Elektrodë e jashtme për mbikëqyrje të folesë së permistopit
- Pajisje e varjes për montim brenda në ujë
- Këmbë pompe për instalim të transportueshëm
- Kontrolle të nivelit
- Fiksim me prixhioner shtrëngues
- Aksesorë fiksimi dhe zinxhir
- Panele komandimi, rele dhe spinë
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Broshura
Wilo grinder pumps - Chopping solids for more operational reliability.
Numri i faqeve | 12 |
Language | en |
Emërtimi i produktit | Mënyra e punës (e thatë) | Dalja e presionit | Fuqia nominale e motorit P2 | Gjatësia e kabllos së lidhjes | Mbrojtja kundër shpërthimit | Numri i artikullit | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Rexa PRO-S03-112A/21M011X523/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 1,1 kW | 10 m | po | 6093107 | |
Rexa PRO-S03-112A/21T011X540/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 1,1 kW | 10 m | po | 6093105 | |
Rexa PRO-S03-123A/21M015X523/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 1,5 kW | 10 m | po | 6093106 | |
Rexa PRO-S03-123A/21T015X540/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 1,5 kW | 10 m | po | 6093104 | |
Rexa PRO-S03-224A/21T025X540/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 2,5 kW | 10 m | po | 6093103 | |
Rexa PRO-S03-324A/21T039X540/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 3,9 kW | 10 m | po | 6093586 | |
Rexa PRO-S03-326A/21T050X540/O | S2-30 min. | DN 32/40 | 5 kW | 10 m | po | 6093588 | |
Rexa PRO-S04-222A/20T068X540/O | - | DN 50 | 6,75 kW | 10 m | po | 6097401 | |
Rexa PRO-S04-224A/20T105X540/O | - | DN 50 | 10,5 kW | 10 m | po | 6097402 | |
Rexa PRO-S04-226A/20T105X540/O | - | DN 50 | 10,5 kW | 10 m | po | 6097403 | |
Rexa PRO-S04-228A/20T105X540/O | - | DN 50 | 10,5 kW | 10 m | po | 6097404 |