Kërko
Kontaktoni
E-Mail
Krijimi i katalogut
Te Preferuarat e mia
Krahasimi i produkteve
Wilo-SiFire EN | Wilo

Wilo-SiFire EN

Sistem i besueshëm, modular dhe i qëndrueshëm për rritjen e presionit për furnizimin me ujë kundër zjarrit.

Avantazhet tuaja
Wilo-SiFire EN

Sistem i besueshëm, modular dhe i qëndrueshëm për rritjen e presionit për furnizimin me ujë kundër zjarrit.

Shërbimet e rekomanduara



Veçoritë/avantazhet e produktit

  • Impiant i konfiguruar sipas standardit EN 12845 dhe optimizuar për humbje të prsionit me aktuator elektrik dhe nafte, pompë me lëkundje për mbajtjen e presionit të sistemit
  • Konstruksion fleksibël, modular dhe solid për transport të sigurt dhe instalim të lehtë
  • Prurje bajpas për mbrojtjen e pompës me distancator bashkues për mirëmbajtje të thjeshtë
  • Komandim me vlerë të lartë SC-Fire i përgatitur për integrimin e sistemit të kontrollit elektronik të ndërtesës BACnet dhe Modbus
  • Skeleti i veçantë i shasisë për dridhje minimale, kabllo e shtrirë në konstruksion, për rrjedhojë besueshmëri dhe kohëzgjatje maksimale shërbimi
Përshkrimi i serive
SiFire EN

Konstruksioni

Impiante për rritjen e presionit për furnizim me ujë për fikje zjarri sipas EN 12845.

Në varësi të modelit, përbëhet nga 1 ose 2 pompa me skelet bazamenti horizontal – EN 733 – me distancator bashkues, elektromotor dhe motor me naftë dhe një distancator bashkues, elektromotor ose motor me naftë dhe një pompë me lëkundje me shumë helika, elektrike, në version vertikal.

Përdorimi

Furnizimi me ujë në mënyrë automatike të sistemeve për mbrojtjen kundër zjarrit me sistem sprenkler në ndërtesa banimi, zyrash, administratës dhe industriale, si dhe në hotele, spitale dhe supermerkato.

Tërësia e pajisjeve/funksionimi

  • 1 ose 2 pompa me bazament horizontal të serive 32 – 200 deri 150 – 315, me motorë standardë ekuivalentë të IE ose motorë me naftë
  • I pajisur sipas standardit me membranë të instaluar direkt në trupin e pompës kryesore, për të evituar tejnxehjen e prurjes zero
  • Pompë Jockey e serisë Medana CV1-L me çelës presioni dhe enë presioni vertikale 20 l, PN 16
  • Një panel elektrik për çdo pompë, i fiksuar në një konstruksion mbajtës të fortë. Modeli SC Fire E për elektromotorin dhe modeli D për motorin dizel, të dy të pajisur me Smart Controller, plus J për pompën me lëkundje
  • Skeleti i shasisë prej çelikut të galvanizuar elektrikisht me mbajtës me lartësi të rregullueshme për shpërndarësin e dërgimit
  • Tubi kryesor përmbledhës prej çeliku; i lyer me rrëshirë epokside. Shpërndarës me flanxha
  • Saraçineskë mbyllëse me bllokim sigurie në anën e dërgimit për çdo pompë
  • Valvul moskthimi në anën e dërgimit të çdo pompe
  • Një qark i mbyllur me çelës presioni të dyfishtë, manometër, valvul moskthimi, valvul për pompën kryesore dhe pompën rezervë për nisjen automatike
  • Kon i qendërzuar në ana e dërgimit të pompës kryesore dhe asaj rezervë, për kufizimin e numrit të rregullimeve në përputhje me parametrat që kërkohen në EN 12845
  • Lidhja DN 2" për depozitën e hyrjes së pompës
  • Matje e presonit në anën e dërgimit
  • Vetëm për modelin me motor me naftë:
    • Manikotë e zbutjes së dridhjeve në anën e dërgimit të pompës
    • Zbutës dridhjesh poshtë skeletit të shasisë së pompës
    • Serbator karburanti me sensor niveli dhe vëllim të mjaftueshëm për funksionim autonom për gjashtë orë
    • 2 ose 4 bateri në skeletin e shasisë dhe karikues baterish në panelin e komandimit SC Fire
  • Pajisje shtesë sipas kërkesës: Shënim për Lëngjet: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra. Impianti përputhet me EN 12845
    • Depozita e hyrjes horizontale 500 l me valvul me galexhant dhe çelës presioni për alarmin LL (mungesa e ujit)
    • Matës i rrjedhës: Kit kon ekscentrik në anën e thithjes, komplet me valvul flutur me dorezë dhe rrotë manuale
    • Matës vakuumi me valvul
    • Valvula me kontakt elektrik
    • Manikotë për zbutjen e dridhjeve për shpërndarësin
    • Panel komandimi nga distanca për transmetimin e alarmeve të shkallëve A dhe B
    • Matës dendësie për bateritë
    • Kit pjesësh këmbimit për motorin dizel
    • Zbutës zhurmash (30 dBA) për motorin dizel
    • Shkëmbyesi hidraulik i nxehtësisë për motorin dizel

Çelësi tip

Shembull:

Wilo-SiFire EN 40/200-180-7.5/10.5/0.55 EDJ

SiFire

Sistem kompakt i rritjes së presionit për sistemet e fikjes së zjarrit

EN

sipas EN 12845

40/200

Lloji i pompës kryesore

180

Diametri real i helikës së pompës kryesore

7.5

Fuqia e elektromotorit [kW]

10.5

Fuqia e motorit dizel [kW]

0.55

Fuqia e motori të pompës me lëkundje [kW]

EDJ

Konfigurimi

E

Një pompë elektrike

D

Një pompë dizel

J

Një pompë me lëkundje

Të dhënat teknike

  • Linja ushqyese 3~400 V, 50 Hz (1~230 V, 50 Hz për panelin e komandimit të pompës me naftë)
  • Motorë standard ekuivalent me IE, motor dizel me injektim direkt të motorit turbodizel me ftohje me ajër ose me ujë
  • Temperatura e mjedisit maks. +4 °C deri +40 °C (+10 °C deri +40 °C, kur është instaluar një pompë me naftë)
  • Temperatura maks. e lëngut +25 °C
  • Presioni maks. i funksionimit 10 bar ose 16 bar
  • Presioni maks. i hyrjes 6 bar
  • Qarkullimi vëllimor 10 m³/h deri në 750 m³/h
  • Lartësia maks. e dërgimit 128 m
  • Diametrat nominal të lidhjes në anën e presionit DN 65 deri DN 250
  • Diametrat nominal të lidhjes, ana e thithjes DN 50 deri DN 200
  • Klasa e mbrojtjes e panelit elektrik IP54
  • Pompë kryesore/rezervë me skelet shasie horizontal sipas EN 733
  • Me tubacione të lyer me rrëshirë epokside dhe lidhje hidraulike
  • Lëngjet e lejuara:Shënim për lëngjet: Në përgjithësi, lëngje të lejuara janë ujëra që nuk i sulmojnë as kimikisht, as mekanikisht materialet e përdorura dhe që nuk përmbajnë përbërës gërryes ose me fibra. Impianti përputhet me EN 12845
    • Ujë i pastër, jo agresiv
    • Ujë për përdorim MKZ

Materiale

Për pompën me skelet horizontal të bazamentit në varësi të modelit

  • Helikat prej bronzi CuSn10 ose CuAl10Fe5Ni5 ose helikat prej inoksi AISI 316/1.4401
  • Trupi i pompës prej gize të hirtë EN-GJL-250
  • Bosht prej inoksi AISI420/1.4021 ose AISI 431/ 1.4057
  • Unaza fiksuese prej inoks AISI316L/1.4409 ose prej bronzi

Për pompën me lëkundje

  • Helikat prej inoksi AISI 304/1.4301
  • Trup pompe prej inoksi AISI304/1.4301
  • Bosht prej inoksi AISI 304/1.4301
  • Guarnicione rrethore prej EPDM

Konstruksioni

  • Skeleti bazë: I prodhuar prej çeliku të galvanizuar elektrikisht me mbajtës për raftet elektrikë dhe shpërndarësit e dërgimit. Vrima hekzagonale të veçanta në pjesën e poshtme për ngarkuesin me pirun dhe ganxhë e integruar për konvejerët e transportit. Profile anësore në pjesën e sipërme për çdo anë, për të forcuar shtangësinë e sistemit gjatë lëvizjes dhe ngritjes.
  • Mbulesë prej plastike në anën e pasme në mënyrë që pozicioni i valvulës dhe manometrit të duket.
  • Tubi kryesor përmbledhës: Tubacion komplet me fllanxha prej çeliku të lyer me rrëshirë epokside, i përshtatshëm për lidhjen e të gjitha materialeve të zakonshme të tubacioneve; konfigurimi i tubacionit duhet të përputhet me rendimentin e përgjithshëm hidraulik të sistemit për rritjen e presionit
  • Pompat: 1 ose 2 pompa me skelet bazamenti horizontal – EN 733 – me distancator bashkues, elektromotor dhe motor me naftë.
  • Model back-pull-out në mënyrë që pjesët e brendshme të pompës të aksesohen lehtë pa lëvizur motorin ose tubacionet.
  • Valvulat: Pompat kryesore janë të pajisura me një valvul bllokimi dhe valvul moskthimi në anën e dërgimit, të dyja të lyera me rrëshirë epokside dhe të përshtatur për lidhje me fllanxhë.
  • Enë zgjerimi me membranë: Enë zgjerimi me membranë 20 l/PN 16 në anën e dërgimi të pompës me lëkundje, me tapa shkarkimi.
  • Depozitë: Depozita e karburantit përbëhet nga metal i lyer me rrëshirë epokside dhe gjendet pas mbajtjes së panelit elektrik
  • Sensorët dhe ekrani: 2 çelësa presioni, 2/16 bar për çdo pompë, në anën e dërgimit, për aktivizimin e nisjes së pompës nëpërmjet njësisë së komandimit dhe rregulluese SCFire. Manometri në anën e dërgimit (∅ 63 mm) gjendet në mes të murit të pasmë.
  • Pajisja e komandimit dhe rregulluese: Sistemi është i pajisur në mënyrë standarde me një pajisje komandimi/aparat kontrolli (SC Fire) për elekromotorin ose motorin dizel dhe për pompën me lëkundje.

Dorëzim

  • Sisteme të rritjes së presionit, gati për lidhje, i montuar në fabrikë, dhe i kontrolluar për funksionim dhe hermecitet
  • Paketimi
  • Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
  • Aksesorët e nevojshëm me kërkesë

Këshilla për projektim

Presioni i hyrjes

Gjatë planifikimit të konfigurimit të sistemit duhet të merret parasysh presioni maksimal i hyrjes (shih Të dhënat teknike). Presioni maksimal i lejuar i hyrjes është i barabartë me diferencën nga presioni maksimal i funksionimit të sistemit, minus lartësinë maksimale të dërgimit të pompës që duhet të merret parasysh Q = 0. Te sistemet e spërkatjes MKZ, sipas EN 12845, presioni maksimal i ujit lejohet të jetë 12 bar. Te sistemet e spërkatjes MKZ me ngritje të fortë, te të cilat diferenca e lartësisë midis dhe spërkatësit më të lartë dhe më të ulët është më shumë se 45 m, presioni i ujit në dalje të pompës ose në tubacione lejohet të jetë më shumë se 12 bar, me kusht që të gjithë komponentët e sistemit të jenë konfiguruar për këtë nivel presioni.

Instalimi i pompës për rritjen e presionit në kushtet e thithjes.

Është e domosdoshme që për çdo pompë kryesore të instalohet një depozitë hyrjeje e lidhur në daljen e presionit përmes pompës.

Vëllimi i rrjedhës

Deri në 750 m3/h (208 l/s) konfigurimi i sistemit të çdo pompe kryesore.

Funksionimi

Logjika e funksionimit për njësinë e fikjes së zjarrit bazohet në kalibrimin në kaskadë të çelësave të presionit për nisjen e pompës.

Pompa me lëkundje niset dhe ndalohet automatikisht me një çelës presioni. Ajo është e konfiguruar në mënyrë të tillë që sprenklerat e veçantë të mos furnizohen me lëng dhe presion. Në këtë mënyrë evitohet nisja e pompës kryesore dhe sistemi qëndron nën presion. Kur ka një vlerë të ulët të presionit të shkaktuar nga kërkesa e ujit, e cila nuk kompensohet nga pompa me lëkundje, pompa kryesore dhe ajo rezervë nisen njëra pas tjetrës. Sistemi niset automatikisht, është i mundur të bëhet një ndalim manual nëpërmjet çelësit në anën e përparme të panelit të komandimit.

Dokumente

Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës

Wilo-MVIL

Numri i artikullit 4086201
Botim 1502
Numri i faqeve 13
Language en
PDF (934 KB)

Wilo-Control SC-Fire Diesel

Numri i artikullit 2541367
Botim 1510
Numri i faqeve 34
Language en
PDF (1 MB)

Wilo-Control SC-Fire Electric

Numri i artikullit 2539954, 2541365, 2541366
Botim 1510
Numri i faqeve 32
Language en
PDF (2 MB)

Wilo-Control SC-Fire Jockey

Numri i faqeve 10
Language en
PDF (727 KB)

Wilo-SiFire EN

Numri i artikullit 4188030
Botim 2019-12
Numri i faqeve 108
Language de, en, fr, nl
PDF (9 MB)

Wilo-MVIL

Numri i artikullit 4086201
Botim 1502
Numri i faqeve 148
Language en, mk, no, sr, uk
PDF (6 MB)

Wilo-MVIL

Numri i artikullit 4086201
Botim 1502
Numri i faqeve 13
Language en
PDF (1 MB)

Wilo-Control SC-Fire Electric

Numri i artikullit 2539954, 2541365, 2541366
Botim 1510
Numri i faqeve 31
Language en
PDF (1 MB)

Wilo-Priming tank 500 L

Numri i artikullit 4228982
Botim 2019-05
Numri i faqeve 451
Language ar, bg, cs, da, de, el, en, es, et, fi, fr, hr, hu, it, lt, lv, nl, no, pl, pt, ro, ru, sk, sl, sr, sv, tr, uk
PDF (18 MB)
Përzgjedhja e produktit
Number of results: 433
29 … 756 m³/h
[433]
Emërtimi i produktitNumri i pompave QPresioni maksimal i funksionimit PNPesha bruto afërisht mNumri i artikullit
SiFire-EN-100/200-212-47,7DJ
250 m³/h
16 bar
1251 kg
4241666
SiFire-EN-100/200-219-55/55EEJ
387 m³/h
10 bar
1682 kg
4183978
SiFire-EN-100/200-219-55/66EDJ
387 m³/h
10 bar
1960 kg
4184047
SiFire-EN-100/200-219-55E
387 m³/h
10 bar
973 kg
4183702
SiFire-EN-100/200-219-66D
387 m³/h
10 bar
920 kg
4183840
SiFire-EN-100/200-219-66DJ
387 m³/h
10 bar
968 kg
4183909
SiFire-EN-100/200-222-55/55EEJ
323 m³/h
16 bar
1790 kg
4241730
SiFire-EN-100/200-222-55/66EDJ
323 m³/h
16 bar
2084 kg
4241780
SiFire-EN-100/200-222-55E
323 m³/h
16 bar
1317 kg
4241442
SiFire-EN-100/200-222-55EJ
323 m³/h
16 bar
1361 kg
4241517
SiFire-EN-100/200-222-66D
323 m³/h
16 bar
1273 kg
4241592
SiFire-EN-100/200-222-66DJ
323 m³/h
16 bar
1402 kg
4241667
SiFire-EN-100/200-228-66D
321 m³/h
16 bar
1128 kg
4241593
SiFire-EN-100/200-228-66DJ
321 m³/h
16 bar
1257 kg
4241668
SiFire-EN-100/200-228-75E
321 m³/h
16 bar
1356 kg
4241443
SiFire-EN-100/200-228-75EJ
321 m³/h
16 bar
1400 kg
4241518
SiFire-EN-100/250-233-55/55EEJ
348 m³/h
10 bar
1710 kg
4183979
SiFire-EN-100/250-233-55/66EDJ
348 m³/h
10 bar
1994 kg
4184048
SiFire-EN-100/250-233-55E
348 m³/h
10 bar
987 kg
4183703
SiFire-EN-100/250-233-55EJ
348 m³/h
10 bar
1040 kg
4183772
SiFire-EN-100/250-255-90E
276 m³/h
16 bar
1550 kg
4241444
SiFire-EN-100/250-255-90EJ
276 m³/h
16 bar
1594 kg
4241519
SiFire-EN-100/250-255-100D
276 m³/h
16 bar
1148 kg
4241594
SiFire-EN-100/250-255-100DJ
276 m³/h
16 bar
1277 kg
4241669
SiFire-EN-100/250-260-100D
273 m³/h
16 bar
1148 kg
4241595
SiFire-EN-100/250-260-100DJ
273 m³/h
16 bar
1277 kg
4241670
SiFire-EN-100/250-260-110E
273 m³/h
16 bar
1600 kg
4241445
SiFire-EN-100/250-260-110EJ
273 m³/h
16 bar
1644 kg
4241520
SiFire-EN-100/250-267-109D
273 m³/h
16 bar
1153 kg
4241596
SiFire-EN-100/250-267-109DJ
273 m³/h
16 bar
1282 kg
4241671
SiFire-EN-100/250-267-110E
273 m³/h
16 bar
1681 kg
4241446
SiFire-EN-100/250-267-110EJ
273 m³/h
16 bar
1725 kg
4241521
SiFire-EN-100/250-280-132E
273 m³/h
16 bar
1401 kg
4241447
SiFire-EN-100/250-280-132EJ
273 m³/h
16 bar
1445 kg
4241522
SiFire-EN-100/250-280-145D
273 m³/h
16 bar
1304 kg
4241597
SiFire-EN-100/250-280-145DJ
273 m³/h
16 bar
1433 kg
4241672
SiFire-EN-100/315-285-132E
421 m³/h
16 bar
1595 kg
4241448
SiFire-EN-100/315-285-132EJ
421 m³/h
16 bar
1639 kg
4241523
SiFire-EN-100/315-285-145D
421 m³/h
16 bar
1351 kg
4241598
SiFire-EN-100/315-285-145DJ
421 m³/h
16 bar
1480 kg
4241673
SiFire-EN-100/315-296-145D
345 m³/h
16 bar
1496 kg
4241599
SiFire-EN-100/315-296-145DJ
345 m³/h
16 bar
1625 kg
4241674
SiFire-EN-100/315-296-160E
345 m³/h
16 bar
1631 kg
4241449
SiFire-EN-100/315-296-160EJ
345 m³/h
16 bar
1675 kg
4241524
SiFire-EN-100/315-302-160E
349 m³/h
16 bar
1712 kg
4241450
SiFire-EN-100/315-302-160EJ
349 m³/h
16 bar
1756 kg
4241525
SiFire-EN-100/315-302-197D
349 m³/h
16 bar
1496 kg
4241600
SiFire-EN-100/315-302-197DJ
349 m³/h
16 bar
1625 kg
4241675
SiFire-EN-100/315-318-197D
360 m³/h
16 bar
1496 kg
4241601
SiFire-EN-100/315-318-197DJ
360 m³/h
16 bar
1625 kg
4241676