Pioneering for You – të mendojmë përtej pompës

Zgjidhjet Wilo – motoja jonë janë zgjidhjet inovative të produkteve

"Pioneering for You". Kjo është motoja jonë në çdo gjë që bëjmë. Nga kjo moto, ne zhvillojmë pompa dhe sisteme pompimi inteligjente dhe gjithëpërfshirëse, të cilat e bëjnë rutinën e përdoruesve tanë më të rehatshme. Zgjidhjet tona me efikasitet energjetik nuk janë vetëm për shtëpi me një ose dy familje, por edhe janë të përshtatura më së miri për objekte publike dhe komerciale të marra me qira, të administruara dhe të biznesit. Wilo ju dërgon juve zgjidhje individuale dhe teknikë me efektivitet të lartë për fushat e zbatimit ngrohje, ajër i kondicionuar, ftohje dhe ujë të pijshëm, furnizim me ujë si dhe asgjësimin e ujëra të ndotura dhe ujërave të zeza.

Mëso më shumë

Në plotësim të kësaj, ju ofrojmë një përkujdesje të përhershme po aq inovative me shërbime gjithëpërfshirëse. Kjo nis me konsulencën e projektit në fazën e planifikimit të projekteve të reja, integrimin në sistemet me rend më të lartë, shkëmbimin proaktiv të pompave, financimin, ndihmën gjatë vënies në punë, provën e produkteve, mirëmbajtjen e mëvonshme përmes shërbimit të klientit nga fabrika të Wilo deri në seminare specifike për produktin.

Mëso më shumë

Wilo-Stratos MAXO – Integrimi i produkteve falë lidhjes sonë në rrjet

Lidhja në pajisje celulare dhe lidhja direkte në rrjet e pompave po bëhet gjithmonë e më rëndësishme. Me Wilo-Stratos MAXO ne përcaktojmë një kategori të re të pompës: e lehtë sa një lojë për t'u komanduar dhe lidhur në rrjet. Aftësia e lartë lidhëse bën të mundur lidhjen inteligjente të pompave dhe sistemeve tuaja të pompimit dhe ju jep një vështrim të përgjithshëm nëpërmjet celularit rreth vendndodhjeve të sistemeve dhe gjendjeve të punës.

Mëso më shumë

Wilo-SmartHome – për një shtëpi të lidhur në rrjet

Për të përmirësuar cilësinë e banimit dhe të jetesës dhe për t'u bashkuar me më shumë siguri dhe efektivitet energjetik, i ashtuquajturi "banimi inteligjent" bëhet gjithnjë e më tërheqës. Nëpërmjet lidhjes në rrjet të përbërësve të ndryshëm, të aftë për komunikim, krijohet një mjedis komod dhe rutina thjeshtëzohet: profile individuale kohe kursejnë energji, sensorë dyersh dhe dritaresh kujdesen për siguri dhe smartfoni paralajmëron kur pajisja shkarkuese rrezikon të bllokohet. Wilo është prodhuesi i parë i pompave në botë që prezanton një gamë pompash me aftësi Smart Home.

Contractor Uwe

Wilo-Energy Solutions – të veprosh në mënyrë proaktive

Kostot e energjisë rriten në mënyrë të vazhdueshme – është koha që të veproni. Pasi kush dëshiron të veprojë në shërbimet e ndërtesave ose të menaxhojë punën me sistemet industriale, duhet të kalojë tani në teknologji me efektivitet të lartë. Wilo-Energy Solutions përfshin zëvendësimin proaktiv të pompave dhe sistemeve të pompimit që funksionojnë ende, por nuk janë efikase me teknologji Wilo me efektivitet të lartë. Në këtë mënyrë ju reduktoni nevojën për energji elektrike të pompave në ndërtesat dhe impiantet tuaja deri në 90 % dhe përfitoni nga avantazhe shtesë, të tilla si siguri për të ardhmen, furnizimin dhe higjienën.

Spektri i zbatimit shtrihet që nga pasuritë e patundshme komunale publike, objektet administrative, institucionet e arsimit deri te spitalet.

Daniel Podgorny informs about pump funding

Wilo-Financial Services - Financimi SMART i shkëmbimit të pompave

Ne dimë se investimet tuaja me masat e efektiviteti energjetik konkurrojnë me një sërë projektesh. Përveç kësaj, bankat shpesh hezitojnë për financimin e planeve të vogla dhe të mesme të investimit në fushën e efektivitetit energjetik. Ne duam ta mbyllin hendekun e financimit, sepse e dimë se kursimi i kostove të energjisë mjafton disa herë për të rifinancuar një shkëmbim proaktiv të pompave. Nëpërmjet zgjidhjeve të financimit SMART lirohet menjëherë likuiditeti, i cili mund të përdoret për projekte të tjera dhe për rritje të mëtejshme.

Operator of the waste water treatment plant in Almere (Bart van der Stoep)

Wilo-Try & Buy – Provo pa rrezik

Faktorë të rëndësishëm vendimtarë të një investimi janë besueshmëria e produktit dhe funksionimi i tij efikas. Meqë këto janë vështirë për t'u parashikuar në fazën e planifikimit, me "Try & Buy" ju ofrojmë mundësinë për t'i provuar produktet tona deri në gjashtë muaj në impiantit tuaj.

WiloCare - paketa komplete për siguri maksimale

Me WiloCare, ne ju ofrojmë një paketë shërbimi të përqendruar, e cila ju garanton një funksionim optimal dhe me efektivitet energjetik të pompave dhe impianteve tuja me një çmim fiks dhe në çdo kohë

Shkollimi dhe trajnimi Wilo - gjithëpërfshirës dhe sipas çmimit

Oferta jonë e shkollimit dhe trajnimit, e orientuar në dialog, ju ofron ekspertizë nga ekspertë me përvojë praktike dhe jua bën punën me produktet tona në praktikën e përditshme aq të lehtë sa është e mundur.